Maqedoni, gazetarët nën presion: Dhimbja shpirtërore më e fortë se nderi

Daniella Tërpçevska, gazetar redaktor

Angella Petrovska, gazetar raportues

Rivalët e mëdhenj, lideri i partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe kreu i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev do të mund së shpejti të ballafaqoheshin  në një duel në sallën e gjykatës për rastin “Banka e Maqedonisë”.

Gjykata e Apelit, dy vjet pas marrjes së vendimit me të cilin Zaevi u dënua me një gjobë parash prej 50 mijë eurosh për shpifje dhe fyerje të kryeministrit të atëhershëm, vendosi që ta kthente lëndën në rigjykim. Për Gjykatën e Apelit nuk ka dyshim se Gruevski ishte shpifur edhe në këtë drejtim, përgjegjësia e tij është konfirmuar. Por, gjykata më e lartë kërkon që të përsëritet procedura për lartësinë e dënimit të shqiptuar dhe përsëri të rishikohet se sa peshon dhimbja shpirtërore e ish kryeministrit.

Ky është një nga 500 proceset gjyqësore që zhvillohen në Gjykatën Civile të Shkupit pas vendimit për dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes në vitin 2013. Më konkretisht, bëhet fjalë për gjithsej 497 lëndë për përcaktimin e përgjegjësisë civile për fyerje dhe shpifje dhe kompensim të dëmit.

PADITË – FORMA E PRESIONIT

Avokati Filip Medarski në shumë raste ka qenë i angazhuar për t’i mbrojtur gazetarët dhe aktivitetet e qytetarëve në proceset gjyqësore kundër tyre. Ai thotë se paditë ende përdoren si nj formë hakmarrjeje dhe presioni.

Për fat të keq, unë mendoj se paditë me të vërtetë përdoren për presion, për hakmarrje, por edhe si një mjet për të frikësuar dhe për të heshtur opinionin kritik – jo vetëm për gazetarët e mediave të orientuara ndaj kritikave, por edhe ndaj opinionit të përgjithshëm të orientuar ndaj kritikave, ai paraqet një qëllim frikësimi me paditë e ngritura“, shprehet Medarski për qendrën SCOOP.

Edhe pse gjykata, për një pjesë të aktvendimeve ka pasur kujdes që lartësia e kompensimit me të holla (prej 6000 deri në 20.000 denarë) të përcaktohet në përputhje me situatën ekonomike në vend, megjithatë ka përjashtime, ku ata që kanë humbur kontestin për shpifje dhe fyerje kanë qenë të detyruar të paguajnë 150 mijë denarë.

Rasti i gazetarit Tomisllav Kezharovski është shembulli më eklatant për presionin ndaj punëtorëve të mediave. Ai në vitin 2013 u dënua me një dënim me burg për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur në një tekst të publikuar në vitin 2008. Por, është simptomatik fakti që i tërë procesi kundër tij filloi në momentin kur publikoi një hulumtim për aksidentin e trafikut, në të cilin jetën e humbi Nikolla Mlladenov, gazetari i njohur maqedonas dhe pronari i javores “Fokus”.

Në rastin tim nuk ishte ajo betejë një kundër një, e as një kundër dy, por një kundër qindra personave të tjerë të cilët, thënë kushtimisht, janë të përfshirë në gjëra të ndryshme kriminele. Në këtë rast dua të përmend edhe se presionet asnjëherë nuk u ndalën“, thotë Kezharovski.

Sipas Tamara Çausidisit, kryetarja e sindikatës së gazetarëve, rasti Kezharovski është shembulli me përshtypje më të madhe për presion ndaj gazetarëve nëpërmjet procedurës gjyqësore.

Ai ishte një shembull reprezentativ për atë se si i mbyllet goja një gazetari i cili boton diçka që në momentin nuk i konvenon establishmentit qeverisës“, mendon Çausidis.

Por, Kezharovski nuk ishte e vetmja viktimë. Gazetari Vllado Apostollov thotë se pikërisht në këtë periudhë, në vitin 2013, atëherë një nga njerëzit më të fuqishëm në shtet, shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov e ngre padinë kundër tij dhe kryeredaktorit të gazetës, Jadranka Kostova për shkak të dy teksteve të botuara të cilat janë të bazuara mbi deklaratat e ish-ambasadorit në Republikën Çeke, Igor Ilievski.

Një vit më vonë, gjykata ka marrë një vendim që gazeta e përditshme e shuar “Fokus” t’i paguajë një dëmshpërblim Mijallkovit prej rreth 9.000 eurosh për dëmtimin e nderit dhe reputacionit të tij. Gjykata Themelore Shkup 2 ka marrë një aktvendim me të cilin Jadranka Kostova u ndëshkua me gjobë prej 5.000 eurosh, gazetari Vllado Apostollov me 1.000 euro, ndërsa redaktori dhe gazetari duhej t’i kompensonte edhe shpenzimet gjyqësore.

Për atë periudhë njëvjeçare, gazetari Apostollov thotë se dashur apo pa dashur, megjithatë ka punuar në një ngërç dhe një pasiguri se si do të përfundojë procesi.

Ajo ishte një periudhë e ndjeshme kur e arrestuan Tomçe Kezharovskin, kur ndodhi e gjithë ngjarja “Spiuni”. Por, atëherë vdiq edhe gazetari Nikolla Mlladenov. Shumë informata të ndjeshme për funksionarë të lartë nuk publikoheshin në media, pikërisht për shkak se kolegët kishin frikë të mos u ndodhte atyre e njëjta gjë që ma ka ndodhur mua “, kujtohet Apostollovi.

AKTVENDIMI MË I LARTË U MORR NË GJYKATË

Gjykata Civile në Shkup në vitin 2014 mori një patate të nxehtë në duart e saja, kur është dashur ta merrte aktvendimin se nëse Zaevi e ka shpifur Gruevskin me akuzat për një krim të kryer gjatë shitjes së “Bankës së Maqedonisë”. Gruevski pretendonte se shpifja i ka shkaktuar atij një dhimbje të fortë shpirtërore dhe se ia ka dëmtuar reputacionin e tij dhe të familjes së tij. Ai po ashtu theksoi se intensiteti i sulmeve ndaj personalitetit të tij ka qenë aq i madh saqë ai, edhe pse është një person me një prag të lartë të tolerancës, ka vendosur të ngrejë një padi kundër liderit të LSDM-së.

Zaev, megjithatë, pretendonte se ka vepruar në bazë të ligjeve. Avokati i  kryeministrit Gruevski e ka zvogëluar kërkesën e Zoran Zaevit nga 500.000 në 50.000 euro, me shpjegim se paratë nuk janë motiv për ngritjen e padisë, por për t’u dëshmuar ndershmëria e kryeministrit.

Pikërisht ky aktvendim tani është shfuqizuar nga ana e Gjykatës së Apelit për shkak të shumës së shqiptuar të kompensimit të dëmit. Mbetet të shohim se si do të pozicionohet gjykata e shkallës së parë në procedurën e përsëritur. E presim vendimin e këtij rasti“, thotë Medarski, i cili përfaqëson liderin e LSDM-së në gjykatë.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i shqiptimit të një dënimi të lartë në një kontest gjyqësor midis dy politikanëve. Dhjetë mijë euro është gjoba që është shqiptuar për liderin e PRSD-së, Tito Petkovski, i cili ishte paditur nga kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski. Gjykata në korrik të vitit 2013 morri vendimin me të cilin Petkovski u dënua për shpifje të Gruevskit. Padia është ngritur për shkak të deklaratës së dhënë të Petkovskit për javoren Fokus se Gruevski ka ranë dakord për të ndryshuar emrin, për të cilën gjë ai kërkoi 15.000 euro për shkaktim të “dhimbjes shpirtërore”.

SHKUPJANËT REKORDERË PËR PADITË PËR FYERJE DHE SHPIFJE

Politikanët dhe funksionarët në Maqedoni duan të padisin për fyerje dhe shpifje dhe në këtë mënyrë padisin persona të tjerë, por paditen edhe njëri me tjetrin. Atë e konfirmojnë të dhënat e qendrës SCOOP, që janë marrë nga 16 gjykata në vend, në bazë të Ligjit për qasje të lirë deri te informatat. Në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2016 janë ngritur mbi 1.600 padi nëpër gjykatat në vend. Nga ato, mbi 833 padi janë ngritur në vitin 2011 dhe 2012, para se të ndodhë dekriminalizimi i fyerjes dhe shpifjes. Shkupjanët janë rekorderë për paditë për fyerje dhe shpifje, ndërsa banorët e Dibrës janë të liruar nga ky stres – vetëm një bashkëqytetar i tyre këtë vit ka vendosur që dhimbjen shpirtërore ta “shërojë” në gjykatë.

Основен суд / Град Година Број на тужби Казни
Охрид 2011 20 87.000 денари
  2012 12  
  2013 12  
  2014 11  
  2015 14  
  2016 8  
       
Крива Паланка 2011 15 7000 денари до 150.000 денари
  2012 13  
  2013 4  
  2014 2  
  2015 4  
  2016 2  
       
Куманово 2011 60 Од 10.000 до 900.000 денари
  2012 53
  2013 Од 2013 до 2016 имало 45 тужби
  2014
  2015
  2016
       
Битола 2011 59  
  2012 40  
  2013 8  
  2014    
  2015    
  2016    
       
Ресен 2011 3  
  2012 4  
  2013 ДЕКРИМИНАЛИЗАЦИЈА  
  2014    
  2015    
  2016    
       
Делчево 2011 13 Во законскиот минимум
  2012 28
  2013 ДЕКРИМИНАЛИЗАЦИЈА
  2014  
  2015  
  2016  
       
СКОПЈЕ 1 2011 210  
  2012 157  
  2013    
  2014  
  2015  
  2016  
Дебар 2011 2  
  2012  
  2013    
  2014    
  2016 1  
       
Виница 2011 10  
  2012 10  
  2013 3  
  2014 3  
  2015 2  
  2016 0  
       
Кочани 2011 20  
  2012 18  
  2013    
  2014    
  2015    
  2016    
       
Кратово 2011 11  
  2012 7  
  2013    
  2014  
  2015  
  2016  
       
Радовиш 2011 36  
  2012 17  
  2013 0  
  2014 4  
  2015 1  
  2016 2  
       
Тетово 2011 9  
  2012 5  
  2013 1  
  2014    
  2015  
  2016  
       
СКОПЈЕ 2 2011 /  
  2012 /  
  2013 497 предмети  
  2014  
  2015  
  2016  
Струмица 2011 56  
  2012 34  
  2013 30  
  2014 20  
  2015 20  
  2016 23  
       
Струга 2011 10  
  2012    
  2013    
  2014 6  
  2015 9  
  2016 2  
       
Штип 2011 45  
  2012 19  
  2013 27  
  2014 9  
  2015 6  
  2016 4  
       
Прилеп 2011    
  2012 38  
  2013    
  2014 19  
       
Берово 2011 12  
  2012 12  
  2013 /  
  2014 1  
  2015 1  
  2016 1  
       
Неготино 2011 11  
  2012 3  
  2013 6  
  2014 3  
  2015 1  
  2016 2  
       
       
Крушево 2011 1  
  2012 2  
  2013 2  
  2014 1  
  2015 1  
  2016 1  
       
Кичево 2011 1  
  2012 4  
  2013 /  
  2014 2  
  2015 7  
  2016 9  
       

Por, për këtë arsye gjykatat e Shkupit janë të stërmbushura me klientë “të fyer dhe të shpifur”. Kështu për shembull, vetëm në Gjykatën Penale të Shkupit në vitin 2011 dhe 2012 janë ngritur 367 padi. Ky trend vazhdon edhe më vonë, pas miratimit të Ligjit për dekriminalizim, ku pastaj kontestet kalojnë në duart e Gjykatës së Kundërvajtjeve.

Në Gjykatën Themelore Shkup 2, në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2016 janë evidentuar gjithsej 497 lëndë. Janë paditur mes tyre edhe politikanë dhe biznesmenë, por nga presioni nuk kanë shpëtuar as gazetarët. Ata paraqiten në cilësi të palëve në procedurat tek 173 lëndë. Gazetarët janë të paditur madje në 117 raste, kanë vendosur të padisin në 17 raste, ndërsa paditen njëri me tjetrin madje në 39 raste.

Gazetarja e BIRN-it, Meri Jordanovska aktualisht ballafaqohet me dy padi. Njëra është ngritur nga ana e kryeredaktorit të televizionit Sitel, Dragan Pavlloviç Latas dhe e dyta është nga redaktorja e gazetës së përditshme Veçer, Ivona Talevska.

Proceset gjyqësore zgjasin shumë gjatë, gjykatat janë shumë të njëanshme ndaj gazetarëve që punojnë në mediat të cilat  janë të afërta me pushtetin dhe kështu fitohet një përshtypje se ato duan të bëjnë një presion dhe një frikë të vazhdueshme se mund të ngrihet një padi të re kundër jush“, tregon Jordanovska.

PËR DHIMBJEN SHPIRTËRORE

Ndjenja dhe bindja ime, sipas përvojës personale, është se shumë shpesh, më së shpeshti, i vetmi qëllim kur ngrihen paditë nën pretekstin e ” fyerjes” dhe “shpifjes” është që të bëhet një presion në atë periudhë kohore derisa zgjat padia, por edhe pas asaj, që gazetari të mos guxohet të shkruajë përsëri diçka kundër të fuqishmit për të cilin shkruan. Të frikësohet dhe t’i dërgohet një mesazh se për cilëndo fjalë që do ta shkruante më tej ai, do të jetë nën kërcënim për një padi të re dhe për një maltretim të ri gjyqësor.

Unë e ndjeva atë “- Meri Jordanovska, gazetare.

KUSH PËRGJIGJET PËR FYERJE

Intensiteti me të cilin politikanët dhe funksionarët shtetërorë e përdorin Ligjin për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, është një tregues shumë i rëndësishëm për qëndrimin e tyre ndaj lirisë së shprehjes dhe ndaj debatit publik në përgjithësi. Në Raportin e Pribe-s thuhet qartë se: “Veprimet e shpifjes nuk duhet të përdoren si një mjet për mbytje të debatit apo pengesë që personat publikë të thirren për llogaridhënie. Sidomos ka një shqetësim kur politikanët padisin gazetarët për shpifje, por edhe kur padisin edhe persona të tjerë politikë, në vend se t’i zgjidhin dallimet e tyre me anë të mjeteve të tjera siç është debati publik”.

Kufiri i shprehjes së gazetarëve është përcaktuar në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë. Kryesore është që gazetarët t’i kontrollojnë informacionet e tyre para se t’i publikojnë të njëjtat, të paktën nga dy burime të pavarura, e kur ajo nuk do të jetë e mundur duhet të shkruhet se bëhet fjalë për informacione të pakonfirmuara apo spekulime.

Nuk është karakteristike për një gazetar profesional të përdorë një gjuhë vulgare në komunikim me opinionin. Ai ka obligim si gazetar për të ruajtur kulturën e të folurit dhe etikën për shkak se duhet të kujdeset për reputacionin dhe dinjitetin e gazetarisë si profesion“, thotë sërish kreu i SHGM-së, Naser Selmani.

 GJYQTARËT ME STANDARDE TË DYFISHTA

OJQ Infoqendra, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin e Mediave (QZHM) në vitin 2015 ka përgatitur një raport për rastet gjyqësore për fyerje dhe shpifje në të cilat janë të përfshirë politikanë dhe funksionarë shtetërorë, e për të cilat është kompetente Gjykata Themelore Shkup 2. Në periudhën trevjeçare, politikanët paraqiten si palë madje në 43 raste gjyqësore për fyerje dhe shpifje. Në 58% (25) të procedurave, politikanët paraqiten si paditës, ndërsa në një të pestën e rasteve gjyqësore – 20% (9) – politikanët paditen njëri me tjetrin. Sipas Gjykatës Themelore Shkup 2, gjatë vitit 2015, në të gjitha 9 raste të reja për fyerje dhe shpifje në të cilat si palë paraqiten politikanët – ata paditen njëri me tjetrin.

 “DHIMBJA SHPIRTËRORE” ËSHTË KEQPËRDORIMI MË I MADH I PSIKIATRISË

Psikiatri Georgi Çadllovski për këtë storje interpreton dukurinë “dhimbja shpirtërore”: “Përveç aspektit material, gjegjësisht financave, ku bëhet fjalë për një dëm nga një deri në 50 mijë euro, presioni ka ndikim edhe nga aspekti i interesave personale edhe ndaj vetë psikiatrit si motiv për avancimin e tij të mëtejshëm në karrierë. Por, një njeri që ka vuajtur “një dhimbje shpirtërore”, në vend se të paraqitet në Kuvend dhe të mbajë fjalime sikur të mos ketë ndodhur asgjë, ai ka nevojë të paktën për dy deri në tre muaj të qëndrojë apo të vizitojë një institucion të specializuar, ku do të shërohet. Në psikiatrinë nuk matet kuantiteti i dhimbjes, por vetëm përcaktohet periudha kohore që është e nevojshme për t’u shëruar çrregullimi“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button