Brenda shpellës ku fshihet një fshat i tërë (FOTO)

E ndodhur rreth 1,500m mbi nivelin e detit, një shpellë në Kinë është shtëpi e rreth 100 njerëzve.

Në fakt, brenda kësaj shpelle ndodhet një fshat i tërë, i cili besohet se është vendbanimi më i vjetër në vend, brenda një shpelle natyrale, transmeton Gazeta Express.

Ky komunitet që jeton në këtë shpellë kishte edhe një shkollë, por qeveria kineze e kishte mbyllur atë më 2011, për shkak se, sipas qeverisë, “Kina nuk është një shoqëri shpellarësh”.

Banorët e shpellës janë duke lobuar për ta ndërtuar një rrugë që lidhë shpellën me infrastrukturën ekzistuese, në mënyrë që të përmirësohet jeta e fshatarëve.

Për momentin, Zhongdong mbetet pothuajse tërësisht i shkëputur nga bota e jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button