Maqedoni, ja si do të jetë moti deri në fund të muajit (FOTO)

Drejtoria për Punë Hidro Meteorologjike (DPHM) njofton se prej sot Maqedonia do të jetë nën ndikim të masës së lagësht dhe më të ftohtë, e cila në ditët në vijim do të shkaktojë kryesisht mot të ftohtë dhe të vranët, me reshje të përkohshme të borës.

Reshjet do të jenë me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa më shumë reshje do të ketë në pjesët jugore dhe perëndimore. Reshje më të mëdha priten të mërkurën nga fundi i ditës dhe gjatë natës së të enjtes, veçanërisht në pjesët jugore. Këto reshje do të shkaktojnë rritje të shtresës së dëborës  në vende më të larta dhe në malet. Temperaturat ditore do të jenë pa ndryshime të mëdha dhe do të arrijnë në interval nga -3 deri në 4 gradë.

Të premten pritet mot stabil dhe i thatë me rritje të lehtë të temperaturave ditore.

Portalb më poshtë ju sjellë motin për deri në fund të muajit.

^A1F9667018368E99990A1556A47CC3D9352E67F8E2E3EEF91F^pimgpsh_fullsize_distr

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button