Zaev dërgon telegram ngushëllimi për aktorin e ndjerë Sefedin Nuredini

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dërgon telegram ngushëllimi deri te familja e aktorit të ndjerë shqiptar, Sefedin Nuredini, njofton Portalb.

“Në emër të LSDM-së dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllime të thella dhe të sinqerta për humbjen e Sefedin Nuredinit. Ikja e tij lë mangësi të paplotësueshme në familjen tuaj, por edhe në artin teatror të Republikës së Maqedonisë”, shkruan Zaev, në letrën e Ngushëllimit.

Sefedin Nuredini, shtohet më tej në letër, ka lënë pas vetes krijimtari të pasur profesionale që padyshim se pas vdekjes së tij ngelet udhërrëfyes se me çfarë dashurie, përkushtimi dhe punë, kontribuohet për përparimin personal, por edhe për zhvillimin e shoqërisë në të cilën jetojmë.

“Ai përmes veprës së tij dhe punës së palodhshme në krijimin e dramës shqiptare, tregoi se gjithçka është e mundur që të arrijë çdo njeri i cili përkushtohet ndaj të mirës kolektive. Emri i Sefedin Nuredinit ngelet i gdhendur në kulturën dhe opinionin shoqëror të Republikës së Maqedonisë”, shkruan Zaev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button