PLD: Gruevski ta kthejë mandatin

Partia Liberale Demokrate (PLD) kërkon nga Nikolla Gruevski që ta kthen mandatin, i cili edhe pas një jave marrje të mandatit, nuk arriti të formojë qeveri. Për kundër kësaj, shtojnë nga PLD, ai edhe më tutje luan me durimin e qytetarëve, të cilët më 11 dhjetor treguan se votuan për ndryshim të sistemit, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimet e Gruevskit janë të qarta. Formimi i qeverisë së re të udhëhequr nga opozita, duke mbajtur vendin peng dhe duke promovuar ardhmëri pa perspektivë. Por, Gruevski duhet të dijë se procesi i pastrimit të skenës politike, ashtu si edhe çmontimi i “gruevizmit” është i pashmangshëm dhe i pandalshëm. Të gjithë politikanët të dyshuar për krime nga PSP-ja nuk munden dhe nuk kanë të drejtë të formojnë Qeveri”, thonë nga PLD.

Për atë, PLD thërret Gruevskin që ta kthejë mandatin, sepse shtetit i duhet në Qeveri e cila do t’i fillon reformat themelore të bazuara në rekomandimet e raportit të Pribe-së.

“Në Maqedoni duhet të kthehet qeverisja e së drejtës dhe të respektohen institucionet e sistemit. Ndër prioritetet e qeverisë së duhet të jenë edhe reformat për gjyqësor të pavarur, ashtu si edhe vazhdimi i punës së PSP-së. Dhe më në fund, fillimi i proceseve gjyqësore kundër të gjithë funksionarëve në pushtet dhe elitës korruptuese, të përfshirët në krim, korrupsion dhe mashtrimeve zgjedhore. Maqedonia nuk duhet vend i urrejtjes, ndarjeve dhe varfërisë, por shtet stabil e cila do të orientohet drejt BE-së dhe NATO-s”, thuhet në kumtesën e PLD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button