Pranvera e nxehtë Ballkanike

Ky shkrim i karakterit analitik nga këndvështrimi profesional i sigurisë, konsiston në analizimin e rrethanave politike globale dhe afektimin e tyre në Gadishullin Ballkanik, me theks të veçantë në raportet Kosovë-Serbi. 

Kur flasim për politikën globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, në ndërdije e kemi parasysh se bëhet fjalë për raportet mes dy fuqive që përfaqësojnë kultura komplet kontradiktore – kemi parasysh Shtetet e Bashkuara të Amerikës si promovues dhe gardian i vlerave njerëzore dhe në anën tjetër Rusinë që përfaqëson një politikë imponuese dhe egoiste.

Marrëdheniet mes dy fuqive ishte miqësore me rezerva nga Lufta e Ftohtë deri në vigjilje të milieniumit të ri – atëherë, kur në vitin 2000 dy fuqitë zgjedhin presidenta tradicional: George Bush dhe Vladimir Putin, të cilët u takuan për herë të parë në Ballkan (Slloveni, 2001).

Presidenti Bush, në fillim të mandatit u përball me një sulm terrorist (11 Shtatori) që i parapriu një lufte në vendet e lindjës dhe një epoke të superinvestimeve ushtarake duke përfshirë edhe instalimin e sistemit të mbrojtjes raketore në shtete mike.Ndërsa, Presidenti Putin e filloi mandatin me fundosjën e një nëndetëse sovjetike, duke e përdorë si shkas për nisjen reformave në ushtri dhe duke kritikuar vendin për stagnim në zhvillimin kapaciteteve ushtarake.

Gjatë kesaj periudhe është i pakontestueshëm avancimi i dy fuqive në kapacitetet ushtarake, dhe rrjedhimisht ngritjën e tensioneve për qëllime gjeostrategjike. Vlejnë të përmenden rastet, si: Ukraina, Turqia, Polonia, Kosova, Mali i Zi, ku fuqive ju kryqzuan interesat dhe këtë për një periudhë fare të shkurtë.

Duke mos dashur të shpërqëndrohem nga titulli – meridiani që përshkon Gadishullin Ballkanik, përher ka qenë front i ideve, kulturave, luftërave dhe tensioneve. Prandaj jo rastësisht – vazhdon të jet!!!

Në këtë regjion është edhe populli jonë – shqiptarë, që njihet si më i lashti por që padrejtësisht është i ndarë në disa shtete ballkanike dhe që shquhet për ndjenjën dhe bindjet pro-amerikane. Derisa shteti serb njihet për politikën e sinkronizuar me shtetin rus dhe populli serb shquhet për bindjet pro-ruse.

Kështu që, në Ballkan ndër të tjera kemi edhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ku tensionet jan evidente si pasojë e:

  1. armiqësisë shekullore, dhe
  2. afektimit të politikës globale.

Sa i përket afektimit të politikës globale, përkatësisht interesave gjeostrategjike të fuqive në raportet Kosovë-Serbi, po përmendi disa nga ngjarjet që e vërtetojn këtë:

  1. Ngritja e bazës ushtarake të SHBA-së në Kosovë “Bondsteel”, ndër më e madhja në Evropë,
  2. Ngritja e kapaciteteve ushtarake, policore dhe të intelegjencës në Kosovë, sipas standardeve dhe doktrinës amerikane,
  3. Stërvitjet e përbashkëta të ushtrisë ruse dhe asaj serbe, pak kilometra larg Kosovës (SERM 2014),
  4. Ndërtimi i Bazës Ushtarake Ruse në Nis të Serbisë, apo siç ata e quajnë Qendër e Situatave Emergjente “Rusi-Serbi”,
  5. Arrestimet e qytetarëve shqiptarë të Kosovës, ndër të tjerë edhe ish Kryeministrin z.Haradinaj,
  6. Ndërtimi i murit tek ura e Ibrit në Mitrovicë (sipas x agjencionit intelegjent, e sponzoruar nga Rusia),
  7. Përfshirjën e Mitrovicës në rrjetin e hekurudhave të Serbisë, dhe hapjën e linjës Beograd-Mitrovicë me një tren të dhuruar nga Rusia,
  8. Tendenca e krijimit të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë (projekt ruso-serb dhe përkrahur nga shtete të caktuara evropiane),
  9. Mesazhi i ushtrisë së SHBA-së nga stërvitjet ushtarake në Poloni, se jan të gatshëm të luftojnë në Evropë, etj…

Konsideroj që raporti Kosovë-Serbi konsiston në një front SHBA-Rusi, i cili është i qetë por me gjasë nuk do të zgjasë!

Serbët, pas përgjigjës së hekurt të shtetit të Kosovës me rastin e tentimit për të hyrë me një tren rus në Kosovë, mbase po inkurajohen nga Rusia që të shkaktojnë tensione me Kosovën. Këtë po e konfirmon Presidenti dhe Kryeministri serb, të cilët po kërcënojn se do të intervenojnë në Kosovë kur të sulmohet komuniteti serb këtu!!!

Nga përvoja, pas këtyre deklaratave priten edhe inskenimet e serbëve – se jan sulmuar, dhunuar, vrarë, e çfarë tjetër jo.

Kështu që, duke u bazuar në pozicionin sabotues të komunitetit serb në Kosovë dhe në faktet e prezantuara më lart, konsideroj që Kosova nuk do të kursehet nga ndonjë konflikt të sponzoruar nga Rusia dhe Serbia.

Një konflikt i mundshëm, do të mund të ndodhë në pjesën veriore të Kosovës për shkak të terenit të përshtatshëm për veprim – si territor me sovranitet të zbehur. Ndërsa periudha kur besoj që do të mund të ndodhë, është pranvera e këtij viti – periudhë kjo që historikisht është shfrytëzuar nga serbët për nxitje të konflikteve.

Përpos shtetit të Kosovës, duhet që edhe populli të jet vigjilent e veçmas banorët shqiptarë të veriut që deri sot kan dëshmuar pjekuri dhe vetëdije kombëtare.

Si përfundim, konkludoj që gjasat jan evidente për tensionim të situatës deri në një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë në veri të vendit (dhe jo vetëm), i cili do ti shërbente Kosovës si triumfuese – duke qartësuar pozicionin e vet shtetëror karshi Serbisë.
Po ashtu do ti shërbente SHBA-së si aleat i përhershëm i Kosovës – duke përcaktuar qartë, se ndikimi rus nuk kalon.

Besoj dhe duhet besuar në suksesin e shtetit të Kosovës dhe në miqësinë e përjetshme me SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button