Parlamenti turk çon vendin drejt sistemit presidencial të qeverisjes

Parlamenti turk, në raundin e parë, e miratoi pakon e reformave kushtetuese, të cilat e çojnë vendin në një sistem presidencial qeverisës, transmetuan agjencitë botërore.

Deputetët e përfunduan shqyrtimin dhe votimin e paketës prej 18 ndryshimeve të Kushtetutës, ndërsa secila prej ndryshimeve e fitoi mbështetjen e nevojshme prej mbi 330 votash.

Që të përcaktohet rezultati fillestar i votimit nevojitet edhe një raund i votimit, që pritet jo më herët se të mërkurën.

Nëse reformat kushtetuese marrin mbështetje prej së paku 330 vota në Parlamentin 550-anëtarësh, votimi i tyre përfundimtar do të vihet në referendum nacional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button