AP: Nga Haradinaj tek incidenti i trenit – kriza e madhe në zemër të Ballkanit

Një tren nga Serbia, me mbishkrimet “Kosova është Serbi” në gjuhë të ndryshme, i ndalur në kufirin me Kosovën, ka shkaktuar një krizë të madhe në Ballkan dhe ka shkallëzuar një konflikt të mundshëm Rusi-Perëndim për dominim në zemër të Ballkanit, shkruan agjencia e lajmeve The Associated Press.

Serbia ka akuzuar udhëheqësit e Kosovës të dielën se po “kërkojnë luftë”, dhe ka paralajmëruar se do të mbrojë “çdo centimetër” të territorit të saj, një ditë pasi treni, i dekoruar me simbole ortodokse dhe me flamuj serb, nuk u lejua të hynte në shtetin fqinj, në Kosovë.

Kosova, e mbështetur nga shumica e Perëndimit, ka shpallur pavarësimin e saj nga Serbia më 2008. Por, Serbia dhe aleatja e saj sllave ortodokse, Rusia, nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.

AP shkruan më tej se Serbia mundohet të ruajë ndikimin e saj në veriun e Kosovës, ku jeton shumica e minoritetit serb të vendit. Trupat e NATO’s – rikujton AP – kontrollojnë kufijtë e Kosovës që prej një lufte ajrore tremuajshe më 1999, për të ndalur një shtypje të përgjakshme nga Serbia kundër separatistëve shqiptarë, transmeton Gazeta Express.

Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, ka lëshuar paralajmërimin të dielën, pasi treni i udhëtarëve, me ngjyrat kuq, kaltër e bardh të flamurit serb, u ndalua në kufi me Kosovën. Nikolliq ka thënë se serbët janë në rrezik nga shqiptarët në Kosovë.

“Dje, ne ishim në prag të përleshjeve”, ka thënë Nikolliq, duke përdorur retorikën më të fuqishme që kur trupat e NATO’s e kanë marrë kontrollin e kufijve të Kosovës më 1999.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka kontaktuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për të shprehur shqetësimet e vendit të tij.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button