Aktakuzat, PSP-ja mund t’i hetojë gjykatësit

Gjykata Penale nuk do të mund edhe më tej ta pengojë punën e Prokurorisë Speciale dhe t’i bllokojë aktakuzat kundër ish shefit të drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski, vlerëson avokati Jovan Joanidis. Sipas tij, gjykata tashmë nuk ka hapësirë për ta zgjatur procedurën, pasi propozimet e prokurorisë janë dorëzuar me procedurë të shkurtuar, ndërsa gjykatësit patjetër të gjykojnë në afat sa më të shkurtër, transmeton Alsat-M.

Gjykata nuk ka më mundësi ligjore për të bërë probleme, për të vepruar në dy propozimet e prokurorisë – tha avokat Jovan Joanidis.

Joanidis thekson se Prokuroria Speciale ka mundësi ta ndjekë penalisht gjithsecilin që përpiqet ta pengojë punën e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button