Shqiptarë ende po hamendeni?

Njihemi si një popull i guximshëm, por edhe kryefortë që vështirë lëshojmë pe. Mirëpo, sipas asaj që jemi duke parë se ç’po ndodh me situatën politike kjo tezë më duket se nuk mban më, pasi që më duket se jemi bërë nga ata që shumë lehtë shitemi dhe lehtë nënshtrohemi.

Shqiptarë binduni se nuk jemi aq të dobët sa që edhe në këto momente të dorëzohemi dhe të mashtrohemi me pak gjë e cila mund të na jepet, e kemi topin në dorë, jemi në avantazh, e kemi shansin që Shqiptarët mos të jenë edhe më tutje shërbëtorë në këtë shtet.

Nuk ka hapësirë për frikë, asgjë s’mund të ndodh më keq se sa që jemi tani. Bëhuni të fortë në qëndrimet, kërkesat të cilat deri më sot nuk i kemi pasur dhe jemi bërë kinse i kemi, nuk duhet lëshuar pe pasiqë pala tjetër është e përgatitur në ç’do gjë vetëm se të ju ikë pranimit të kërkesave tona.

Kujdes me pazarllëqet që do bëni pasiqë keni përball dikënd që është ekspert i mashtrimeve dhe i manipulimeve, mos bini pre e ndonjë premtimi eventual te TIJ (dihet për kënd është fjala). Siç thonë: “Ujku qimen e ndërron por zanatin se harron”.

Kujdes me inatet politike, zbuteni zemrën, bisedohet për kërkesa kombëtare e jo partiake. Le të mbizotëron uniteti, së paku një herë tek ne shqiptarët pasi që jemi popull që dimë të tregojmë se jemi të matur kur bëhet fjalë për interesat kombëtare, prandaj bëhuni UNIK dhe të pa lëkundur deri në arritjen e kërkesave tona si shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button