Jovanoviq: Me thirrjen për luftë me shqiptarët, Nikolliq e ka rrezikuar Serbinë

Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë, shkruan REL.

Në reagimin me shkrim, me rastin e deklaratës së sotme të Nikolliqit, zoti Jovanoviq ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, “e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t’i kapërcenim”, ka thënë Jovanoviq, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Lideri i liberalëve të Serbisë ka vlerësuar se “Nikolliq me fushatën presidenciale të pashpallur me përmbajtje krejtësisht nacionaliste, me paraqitjen e tij të sotme dhe me atë që tha në Banjallukë, po na shtynë në konflikte të reja”.

Presidenti Tomisllav Nikolliq, sot ka deklaruar se Serbia është e gatshme ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button