Jeremiç paralajmëron kandidaturën për president të Serbisë

Ish ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç paralajmëroi të dielën kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë “Serbia 2017” në Beograd, Jeremiç konfirmoi spekulimet e mëparshme se do të kandidojë për president të Serbisë.

“Jam i bindur se së bashku mund të ndryshojmë këtë sistem të prapambetur dhe të krijojmë një vend dinjitoz, sovran dhe të zhvilluar, qytetarët e të cilit do të jenë të lirë, të sigurt dhe të pavarur”, tha Jeremiç.

Ish ministri vuri në dukje se nëse zgjidhet, do të jetë president i të gjithë qytetarëve dhe se do të angazhohet për një Serbi më të mirë ekonomikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button