Mkhitaryan: Për shkak të Klopp-it nuk kam shkuar në Liverpool

Futbollisti i Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan ka zbuluar se në vitin 2013 ishte objektiv i Liverpoolit, por se trajneri aktual i klubit nga Anflield, Jurgen Klopp e bindi të nënshkruaj për Borussia Dortmund.

Përfaqësuesi armen verën që shkoi në Old Trafford erdh si një përforcim i madh nga Gjermania, por në prag të derbit të sotëm mes dy gjigantëve anglez zbuloi se mund të ishte në formacionin e Liverpoolit, por se ndërhyri Klopp.

“Kam biseduar dy ose tre herë me Rodgers. Ai më tha se me të vërtetë më dëshiron, se do të kem shansin të luaj me Luis Suarez dhe Steven Gerrard. Një pjesë e imja dëshironte të shkojë atje ndërsa pjesa tjetër nuk ishte aq e bindur. Kisha frikë se ishte një kërcim shumë i madh për të shkuar nga liga e Ukrainës në Angli. Dy javë më vonë më thirri Jurgen Klopp i cili më bindi të mos shkoj në Liverpool. Më pas vendosa të nënshkruaj për Dortmundin dhe mendoj se kam marrë vendimin e duhur”, tha Mkhitaryan, i cili në atë kohë ka luajtur për Shakhtar Donetsk.

Derbi në mes të Manchester Unitedit dhe Liverpoolit sot është në program me fillim në ora 17:00, ndërsa Mkhitaryan me siguri se do të jetë një nga kërcënimet më të mëdha ndaj golit të ekipit të Klopp-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button