Mitomanët qaramanë dhe udhëtimi me trenin gogol

Dështoi dredhia që në mendjet serbe ishte e përafërt me atë të Kalit të Trojës

Nga pamja e jashtme, treni të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë, ishte i veshur me  sloganet e njohura të mitomanëve, mes të cilëve edhe “Kosova është Serbi”.  Nga ajo që arritëm të shohim, brendësia e tij ishte e dekoruar me afreske nga manastiret ( dikur të përkatësisë religjioze katolike) ortodokse që ndodhen në Kosovë.

“Ka ndodh kjo ngjarje në një vend fshatarësh, në Ballkan në këtë tokë mizore.” E fillon poezinë “ Përralla e përgjakur” poetja serbe  Desanka Maksimoviq, kushtuar nxënësve të Kragujevacit që u vranë gjatë luftës së dytë botërore. Poezia dëshmon shqetësimet e poetes për atë ngjarje tragjike. Në rregull. Deshta të them sa më vjen keq që poetes i ka munguar intuita prej poeteje sa qe gjallë,  sa për të qenë e zoja t’i nuhaste veprimet e mbrapshta të qindra ngjarjeve të përgjakura, të ngjashme që i bënin dhe vazhdojnë t’i bëjnë vëllezërit, bijtë e saj kundër fqinjëve të tyre shqiptar, boshnjak etj. dhe përmes vargjeve t’ua përcillte mitomanëve të saj mesazhin e paqes e jo të luftës. Por për fat të keq jo vetëm populli i thjeshtë serb, por edhe artistët e tyre kontrovers të prirur pas manisë mitologjike janë shumë të njohur për qasjen e tyre nacionaliste.

Peshku kalbet nga koka thotë populli. Fjalët e tyre pompoze të lidhura me kishat dhe me Zotin që sipas tyre flet serbisht, si dhe me mitin e Kosovës si mit kyç, vazhdojnë t’i fusin serbët në ekstazën e lloçit shekullor. I gjithë populli serb nuk lodhet së propangaduari politikisht duke e zhvilluar dhe duke i dhënë jetë mitit se “Kosova është djepi i Serbisë”, duke mos e shkëputur mitizimin nga tradita e krishterë dhe duke e quajtur mitin si pjesë e kulturës serbe.  Tani jo vetëm Ballkani, por edhe bota i njeh grindavecët se kush janë, se vazhdojnë t’u besojnë gënjeshtrave që i pjellin vetë, se ata i shkatërruan ish republikat jugosllave, se sa mllef kanë ndaj shqiptarëve etnik etj.

Si për çudi, edhe gjatë këtij shekulli kur filluan të lëshojnë rrënjë liritë njerëzore, liria e mendimit, liria e të shprehurit, liria e lëvizjeve etj. atyre u pëlqen të mbeten mitoman e qaraman. Edhe makthin për Shqipërinë e madhe nuk e heqin dot. Është po i njejti makth prej kohës kur burgoseshin e vriteshin shqiptarë gjatë periudhës së sistemit komunist. Makthi i cili më shumë ka zënë myk në mendjet e serbëve sesa në mendjet e shqiptarëve, edhe pas ardhjes së demokracisë kur shqiptarët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme kulturore, ekonomike me Shqipërinë. Belaxhinjtë e Ballkanit ëndërruan njëfarë kali të Trojës që të futën në Kosovë e të bëjnë kërdi. Ata harrojnë trurin e politikave të mëdha që nuk bezdisen nga retorikat e tyre nacionaliste që përngjajnë me  zjarrin që nxjerr kuçedra e përrallave.

Serbëve u pëlqen ta quajnë Kosovën djep, ju pëlqejnë kuçedrat, xhindet, gjarpërinjtë e zi me shtatë krerë, fantazmat, magjistricat, zoti që vetëm atyre iu përket, ngaqë si ç’thonë ata, të tjerët nuk mund të kenë zot, as komb, as gjuhë, as kulturë,as…

Sot kur ata përballen me një realitet tjetër, vazhdojnë me broçkullat e tyre, me pjelljen e ndonjë miti të ri dhe nuk harrojnë ta ëndërrojnë Kalin e Trojës.

Të ngjitur si rriqra pas buallit, ata vazhdojnë të flejnë e të zgjohen me mitet e rreme, thua se janë ngjizur me djallin për të bërë punë djallëzore në këtë vend të mallkuar. Janë një kokërr populli që nuk shkëputet dot nga apetiti i tij për ish trojet e kolonizuara.

Trushpëlarët që udhëtuan me një tren-gogol nuk bezdisen se mund të ketë gjakderdhje, rëndësi ka që tërë bota t’ua shikon lotët që u rrjedhin për Kosovën.  Këtë rrugë udhëtarët e bënë me  politikanët e tyre edhe për interesa e motive politike. Treni gogol me mbishkrimet e tij ka për qëllim tendencën serbe në vazhdimësi që përsëri ajo të vë dorë mbi Kosovën. Kjo tendencë mund të ketë qëllime edhe për destabilizimin e rajonit ose për kthimin mbrapsht të asaj që ndodhi që nga viti 1981 e deri në ditët e sotme.

Mendoj se motivi i kësaj rruge ka shkrep në mendjet serbe  që të bëjnë një dredhi të përafërt me atë të Kalit të Trojës. Ata me pretendimet e tyre politike, arrijnë t’ua mbushin mendjen sojit të vet që edhe rrenat t’u duken të vërteta, edhe humbjet t’i festojnë si fitore, se janë soj i veçantë në tërë Ballkanin, se gjithë fqinjët e tyre janë kokëbosh dhe përngjajnë me dhitë dhe me delet.  Është edhe për t’u habitur, ngaqë ata harrojnë se nuk jetojmë në kohën e primitvizmit, analfabetizmit, në kohën e deleve dhe të barinjve fisnik e urtar. Në Ballkanin e barotit ata janë treguar të “zott” dhe janë përpjekur të “përvetësojnë” heronj, mite, legjenda, njerëz me vlera dhe t’i quajnë si vlerë e tyre kombëtare dhe kulturore.

Edhe rrëmujat e dikurshme por edhe këtë përrallën e trenit gogol e bënë për qëllime politike, për t’ju thënë të vetëve, por edhe botës se ata janë mëtues dhe se ende janë brenda në Kosovë.  Ky popull, me truke të këtilla mëton prezencën e tij në atë vend dhe jep mesazhe se kurrë nuk do të heq dorë nga broçkulla e ashtuquajtur “Djepi serb”.

Hyrja e trenit serb nuk kishte të bëj as me lëvizjen e lirë, as me  vënien e komunikimit të mbarë dhe të shëndodh ndërnjerëzor dhe ndërnacional, hyrja e trenit ishte një thikë me dy teha. Ajo do të provokonte dhe do t’i përdhoste institucionet shtetërore të Kosovës me qëllim që të krijonte  turbullira të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button