Trump dhe Putin do të takohen në Islandë?

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, planifikon që të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë vendit në cilësinë e Presidentit, të cilin pritet ta bëjë pak kohë pas inaugurimit të tij për President, ndërsa takimi sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në Islandë, shkroi gazeta britanike, Sunday Times.

Gazeta pretendon se Trump gjatë takimit me Putinin, në javën pasi që të filloi të ushtroi funksionin e Presidentit, do të tentoi të ripërtërijë marrëdhëniet me Kremlinin, pikërisht ashtu siç ndodhi gjatë takimit në Islandë në vitin 1986 mes presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Regan me presidentin sovjetik, Mikhal Gorbbachev, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Sunday Times si burim citoi disa zyrtarë anonim britanik, për të cilët theksoi se për këtë plan janë informuar nga Trump dhe ekipi i tij.

Autoritetet në Islandë kanë theksuar se nuk kanë njohuri për planin eventual për takimin mes Trumpit dhe Putinit në territorin e këtij vendi, por shprehën gatishmërinë që të jenë nikoqir të samitit, i cili ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button