BEG: Dërgesa e energjisë ngrohëse është normale, të kihet kujdes në instalimin e brendshëm

Kompania për furnizim me energji ngrohëse “Ballkan enerxhi” kumtoi se dërgesa e energjisë ngrohëse përmes sistemit qendror të ujit të ngrohtë zhvillohet normal, pa defekte serioze dhe se furnizimi i konsumatorëve është sipas diagrameve ditore të nevojshme të dërgesës.

Apelojnë deri te konsumatorët të kenë kujdes në instalimet e tyre të brendshme dhe t’i mbajnë në gjendje e cila do ta ndalojë ngrirjen e instalimit dhe trupat ngrohës. “Rekomandojmë  të mos shkyçen pjesët e instalimit ngrohës dhe radiatorët në hapësirat ku janë ekspozuar në temperatura negative”, citoi sot në kumtesë BEG.

Në periudhën e fundit në temperatura të ulëta ekstreme pas së cilës ka vijuar periudha e ngrohjes, tregon kompania, janë vërejtur raste të defekteve të instalimit të brendshëm para se gjithash te disa konsumatorë afarist dhe shtëpi individuale.

BEG thekson se ekipet e tyre në përbërje të përforcuar janë gjatë tërë kohës në terren për detektim të shpejtë dhe zgjidhje të defekteve eventuale në sistem.

Për informata shtesë konsumatorët mund të drejtohen  në Qendrën për kujdesje të konsumatorëve në tel: (02) 3076 200

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button