4 taktika me të cilat do t’ju mendojë gjatë tërë ditës

Shumë shpesh pasioni në lidhjet e gjata mund të zbehet, por për këtë arsye ekzistojnë disa “taktika” me të cilat do ta detyroni të mendojë për ju dhe t’i mungoni madje edhe nëse jeni bashkë me vite. Ja çfarë duhet të bëni që t’i zgjoni emocionet dhe pasionin me të cilat do ta ktheni atë që ka filluar ngadalë të zbehet.

# Filloni ta injoroni, por natyrisht që jo tërërsisht… Nëse ai ka filluar të sillet me ju me indiferencë, ju në vend që të ziheni me të luajeni lojën e tij. Mos pranoni të dilni menjëherë nëse ai kërkon që të shiheni (pa marrë parasysh sa doni) thoni që jeni e “zënë”. Lëreni të kuptojë se në fakt i mungoni dhe le të mendojë se mundeni edhe pa të. Do të shihni se do të ndryshojë.

# Mos u përgjigjni menjëherë thirrjeve dhe mesazheve të tij Natyrisht që do të përgjigjeni, por jo menjëherë ashtu siç pret ai. Lëreni disa orë, e pastaj përgjigjiuni atij se keni pasur obligime dhe nuk keni pasur mundësi të paraqiteni. Do të mendohet dhe do të përpiqet që në çdo mënyrë të arrijë tek ju.

# Kalojeni një natë të paharruar Përdoreni fantazinë dhe besoni se do të kaloni shumë mirë. Ditën tjetër silluni sikur nuk jeni e interesuar. Nuk do të kuptojë se çfarë ka ndodhur dhe do të mundohet ta rifitojë vëmendjen tuaj në çdo mënyrë të mundshme.

# Tregojni si e keni kaluar ditën Mënyra më e mirë për ta tërhequr vëmendjen është t’i tregoni se jeni shumë mirë edhe pa të por natyrisht që jo në mënyrë direkte. Këtë efekt do ta arrini nëse i rrëfeni si e keni kaluar ditën, kështu do të kuptojë që edhe nëse nuk jeni së bashku ju do të jeni e lumtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button