70 mijë protestues në Bilbao të Spanjës

Një lum i madh protestuesish, rreth 70 mijë persona kërkuan në Bilbao të Spanjës më shumë të drejta për të dënuarit e lëvizjes separatiste baske të ETA-s, shkruan Abcnews.al, përcjell Portalb.mk.

Në Bilbao të Spanjës, rreth 70 mijë persona morën pjesë në protestën kundër kushteve të paraburgimit të të burgosurve të dënuar si pjesë e ETA-s, organizatës separatiste baske.

Pjesëmarrësit në këtë manifestim të organizuar nga e majta radikale së bashku me sindikatat nacionaliste tregtare kërkuan që 267 anëtarët e ETA-s që janë ende në qeli të transferohen në burgjet në zonën Baske.

Pesë vjet pas nënshkrimit të armëpushimit, thonë ata, nuk ka nevojë që të dënuarit të vuajnë dënimet e tyre në burgjet në jug të Spanjës. Dhe madje edhe disa të afërm të viktimave të ETA-s bien dakord me këtë kërkesë, si rasti i Roz Rodero, burri i së cilës u vra nga separatistët: “Ajo për të cilën luftoj sidomos pas pesë vitesh paqe me ETA, është që të dënuarit që janë në burg t’iu jepen të drejtat ligjore për ata kanë. Unë dua që ligji të zbatohet për të burgosurit, ka thënë ajo.

Lëvizja separatiste ETA, megjithëse ka hequr dorë nga dhuna, vazhdon të kërkojë një amnisti dhe refuzon që të shpërbëhet nëse të dënuarit nuk afrohen pranë familjarëve të tyre. E themeluar në 1959 organizata separatriste baske konsiderohet përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 800 personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button