Shqiptarët me letër të hapur: Mendohuni mirë kur bëni negociata me VMRO-në anti-shqiptare

Në kohën kur bisedimet për Qeverinë e re të Maqedonisë duhet të zhvillohen ndërsa partitë heshtin, një letër e hapur e nënshkruar nga dhjetëra profesorë dhe persona publik shqiptarë u është drejtuar partive shqiptare të cilat mund të negociojnë me partinë e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE e cila e mori mandatin për forimimin e Qeverisë, njofton Portalb.mk.

LEXO: 12 arsye pse partitë shqiptarët duhet t’i thonë “JO!” Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së (FOTO+VIDEO)

Në të mes tjerash thekstohet se duhet pas parasysh se VMRO-DPMNE akoma udhëhiqet nga persona që kanë përgjegjësi për gjendjen katastrofale në çdo segment të jetës shoqërore e politike dhe si të tillë nuk gëzojnë kredibilitet që edhe më tej të udhëheqin me shtetin.

LEXO: Shqiptarët duhet t’i thonë Gruevskit “JO!”

JA LETRA E PLOTË:

Ne intelektualët e poshtë-nënshkruar apelojmë që gjatë procesit të zhvillimit të bisedimeve me partitë që marrin mandatin të kenë parasysh këtë elemente:

  1. Duhet pas parasysh se VMRO-DPMNE akoma udhëhiqet nga persona që kanë përgjegjësi për gjendjen katastrofale në çdo segment të jetës shoqërore e politike dhe si të tillë nuk gëzojnë kredibilitet që edhe më tej të udhëheqin me shtetin. Këtu janë dyshimet serioze për përfshirjen e tyre në megaskandale, shkatërrimin e institucioneve, shembjen e proceseve euroatlantike dhe shkeljen mbi dinjitetin njerëzor;
  2. Gjendja ekonomike dhe sociale në shtet është sjellë gjer në mjerim, me çrast nga shteti janë shpërngul afro një të tretat e rinisë, kuadro vitale për të cilat shumë janë harxhuar, kurse shtetet normale tani i marrin si prodhim të gatshëm;
  3. Pjesa dërmuese e votuesve në mbarë shtetin janë përcaktuar për ndryshime, kurse në segmentin shqiptar kemi dyfish më tepër që kanë votuar për ndryshime nga ata që kanë përkrahur gjendjen ekzistuese;
  4. Pjesa dërmuese e votave të fituara nga DPMNE janë jo-kredibile dhe jo-legjitime, pasi janë siguruar, jo me merita, por me përbuzje, mashtrim dhe frikësim të votuesve të etnive tjera nga shqiptarët, e cila thellë ka prekur shpirtin e çdo shqiptari;
  5. Borxhi i shtetit është dyfishuar kurse mirëqenia sociale është përgjysmuar. Tani çdo qytetar dhe çdo fëmijë që lindë ka borxh 2,5 mijë euro borxhe dhe 2,5 mijë euro të vjedhura. Kjo do të ketë pasoja të rënda për gjeneratat e ardhshme;
  6. Marrëveshjet me cilindo mandatar të bëhen jo me prapavijë për ruajtjen e regjimit ekzistues dhe interesave grupore, por me synim racional që vendi të orientohet drejtë demokratizimit, zhvillimit, hapjes së perspektivave, realizimit të barazisë dhe mirëqenies etnike në shtet, si dhe integrimit të vërtetë të RM në NATO dhe EU.
  1. 01. 2017
    Shkup

 

Prof.dr. Osman Kadriu

Prof. dr. Remzi Izairi

Prof. dr. Mersel Bilalli

Prof. dr. Zemri Elezi

Prof.dr. Aurora Ndrio Karameti

Prof.dr. Sabaedin Zhuta

Prof. dr. Zeqirja Idrizi

Prof. dr. Mitasin Beqiri

Prof. dr. Ibish Kadriu

Prof. dr. Bashkim Selmani;

Prof.dr. Naser Etemi

Prof dr. Ali Musli

Prof.dr. Sami Bislimi

Dr. doc. Zineta Asani

Dr. doc. Arlinda Kadri;

Dr. doc. Qazime Sherifi

Ismet Ramadani

Sejdali Saliu

Xhevdet Pozhari

Shaban Zendeli

Xhibe Emini

Xhenur Iseini

dhe 46 të tjerë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button