LSDM: provimin ekstern do ta anulojmë në seancën e parë qeveritare

Pas caktimi të datave për mbajtjen e provimit ekstern, nëpërmjet një kumtese ka reaguar edhe LSDM-ja, duke shprehur edhe njëherë planin e tyre për anulim të provimit ekstern që në senacën e parë qeveritare, transmeton Portalb.mk.

“Shumica e qytetarëve treguan se janë kundër provimit ekstern, e cila nuk solli asnjë të mirë në arsim, përveç se i traumatizoi nxënësit dhe bëri presione ndaj arsimtarëve, profesorëve dhe prindërve. Mosrespektimi i qëndrimit të shumicës së qytetarëve nga ana e qeverisë në largim e cila është në janar, do ta realizon provimin ekstern, vetëm që t’i kënaq qëllimet e veta, është dhunë klasike ndaj vullnetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, përcjell Portalb.mk.

“Ashtu siç premtuam në Planin për jetë, provimi esktern do ta anulojmë në seancën e parë qeveritare. Për atë është e nevojshme një Qeveri përgjegjëse për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Për të gjitha pasojat e dëmshme ndaj nxënësve, arsimtarëve, profesorët dhe prindërve do të ketë përgjegjësi”, thonë nga LSDM-ja.

LEXO: Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

LEXO: Çfarë problemesh fsheh testimi ekstern?

LEXO: Po afrohet testimi ekstern, ja çfarë thonë maturantët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button