Shqipëri, ikën gripi, nesër fillon shkolla

E hëna do të shënoj rifillimin e procesit mësimor për të gjitha shkollat e arsimit universitar dhe parauniversitar në vend. Afati i pushimit përcaktuar nga Ministria e Arsimit si pasoje e epidemisë gripale ka përfunduar, shkruan tvklan.al, përcjell Portalb.mk.

Edhe çerdhet dhe kopshtet do të çelin të hënë dyert për të gjithë vogëlushet e regjistruar në to.
Situata gripale po vjen në rënie e për pasojë nuk është më e nevojshme mbajtja e shkollave mbyllur.

16 janari do të shënoj edhe rinisjen normale të punës edhe për të gjithë punonjësit e administratës që përfituan nga urdhri i qeverisë për situatën e krijuar nga i ftohti dhe gripi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button