Ivanov – Al Sisi: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Egjiptit në frymën e mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në Kajro kishte takim me presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fatah Al-Sisi në të cilën është konstatuar se marrëdhëniet mes të dy vendeve zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit.

Në takim, ashtu siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, janë këmbyer informata për burimin e kërcënimeve nga konfliktet rajonale të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore dhe pasojat me të cilat përballen shtetet në rrethimin e drejtpërdrejtë.

“Të dy presidentët biseduan për bashkëpunimin mes zbulimit dhe shërbimeve të sigurisë në të dy shtetet me nevojë për ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta për përgjigje në luftë kundër terrorizmit, zvogëlimit të rreziqeve nga migrimi ilegal, luftës elektronike dhe sajber mbrojtjes. Në atë kontekst, presidentët u pajtuan edhe për fillimin e bashkëpunimit të armatave për këmbim të përvojave dhe transfer të njohurive në misionet paqësore ndërkombëtare, shfrytëzimin e kapaciteteve logjistike dhe edukimin e kuadros për zbatim të teknologjive përparuese”. qëndron në kumtesë.

Ivanov ka shprehur falënderim deri te presidenti egjiptian për përkrahje dhe ndihmë të cilën Maqedonia e merr nga Egjipti në fushën e zbulimit, duke theksuar se Egjipti si vend lider dhe garantues i stabilitetit në rajonin e Afrikës Veriore është mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë, dhe se ajo miqësi dhe partneriteti  do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të dy presidentët kanë biseduar edhe për përparimin e korrnizës juridike të të dy shteteve, këmbimin ekonomik-tregtar dhe bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe turizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button