Kodra e Diellit, pikë turistike e lënë pas dore

Boshatiset pika Turistike Kodra e Diellit në Tetovë. Mungesa e borës dhe mos angazhimi i institucioneve për ta shndërruar Kodrën e Diellit në qendër të vërtetë turistike gjatë sezonit të dimrit, ka bërë që Turistët nga vendi por edhe ata nga Kosova e Shqipëria, të marrin valixhet dhe të largohen, raporton Alsat-M.

Profesori Izet Zeqiri thotë se krijimi i kësaj situate synon shkatërrimin e kësaj pike turistike.

Tendencat janë evidente, para tre vitesh filloi investimi për borën artificiale dhe dështoi, vet fakti që në kodër të diellit nuk u realizua ky investim ndërsa në Mavrovë investohet në prodhim të borës artificiale dhe krijohen kushte më të mira, ajo flet për një diskriminim – deklaroi profesori Izet Zeqiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button