Renova prezantoi përforcimet e reja

Skuadra futbollistike e Renovës prej ditësh ka filluar përgaditjet për sezonin e ri me skuadrën që po zhvillon seancat stërvitore në ambiente të mbyllura për shkak të motit të ftohtë.

Sipas planit, është paraparë që skuadra të udhëtoje në Ohër kah fundi i muajit për të vijuar me përgaditjet dhe më pas do të rikthehet në Tetovë për të zhvilluar edhe fazën finale të përgaditjeve përpara fillimit të kampionatit (17 Shkurt).

Në klub ka patur disa lëvizje në afatin kalimtar të dimrit, të cilat tashmë janë zyrtare dhe janë bërë publike.

Nga Renova janë larguar Lavdrim Skenderi dhe Murat Adili, ndërsa Agron Memedi ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në futbollin aktiv.

Në skuadër janë afruar Filip Petkovski, Pëllumb Jusufi dhe Liridon Iljazi. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button