Asnjëherë mos ia bëni këtë partnerit tuaj

Po, është e vërtetë se disa lidhje dhe martesa janë më të suksesshme se të tjerat. Ku qëndron sekreti i suksesit të njërës palë, dhe ku është problemi i mossuksesit të palës tjetër?

1.Asnjëherë mos u përpiqni ta ndryshoni partnerin

Por, nëse ai më don do të ndryshojë. Kjo nuk është e vërtetë dhe është përbuzëse të kërkojmë nga dikush të ndryshojë për nevojat tona. Në fakt, ne mund të sugjerojmë se çfarë nuk ka pëlqen tek partneri, por përsëritja e vazhdueshme mund të shkaktojë efekte negative dhe sjellje që nuk do të na kishin pëlqyer.

2.Jepjani hapësirën personale partnerit

Secili individ i ka nevojat e veta personale të cilat nuk duhet lënë pas dore në lidhje ose në martesë dhe ta pranojmë sjelljen e partnerit.

Nëse jeni adhurues të jetës së natës vazhdoni me këtë edhe në lidhje edhe në martesë, nëse partneri juaj është adhurues i flaktë i futbollit dhe i pëlqen të shohë futboll le të vazhdojë me këtë, nuk ka nevojë që gjithmonë të jetë viktima dhe të dalë në shëtitje me ju.

Është e vërtetë se me kalimin e kohës çifti lidhen me njëri-tjetrin më shumë, madje fillojnë edhe të ngjajnë, por mos lejoni që ajo “unë” të shkrihet në “ne”.

3.Jini të sinqerta, por jo plotësisht

Kjo mund edhe t’ju bëjë konfuzë, por me këtë gjë nuk po ju themi ta gënjeni njeriun me të cilin e ndani jetën, por ta kurseni nga gjërat e panevojshme.

Nuk është pa tjetër që partneri juaj të dijë shumë gjëra për të kaluarën tuaj dashurore, nuk është pa tjetër të dijë për partnerët e shoqeve tuaja ose të dijë gjithçka për familjen tuaj, secila familje i ka sekretet e veta. Në fund, nuk është pa tjetër ta dijë çdo hap tuajin, e as ju të atij.

4.Komunikimi

Kjo do të thotë të kuptuarit e partnerit tuaj. Ndihmoni atij ta zgjidhë porblemin e tij ose kur të jetë i nervozuar mos i shtoni vaj zjarrit, por qetësojeni atë. Bëni një balans në lidhjen tuaj. Në çdo zënkë dëgjojeni mirë partnerin tuaj, mos lejoni që koha e planifikuar për puthje tu kalojë me fjalë të këqija.

5.Gjërat e vogla kanë rëndësi të madhe

Për të qenë një dashuri e madhe, gjithmonë kini në mendje ndonjë befasi për partnerin tuaj.

Me çdo gjest i vogël, ndonjë “të dua” ose dhuratë, me çdo pikë vëmendjeje ju mund t’ia shfaqni partnerit tuaj dashurinë që keni për të. Bëjeni një gjë të tillë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button