Ndahet më në fund ҫifti i famshëm, vlera marramendëse e divorcit më të bujshëm të vitit

Pas shumë betejave dhe konflikteve, divorci i Johnny Depp dhe Amber Heard është finalizuar dhe bashkë me të edhe kushtet përfundimtare të ndarjes. 53-vjeçari Deep, pranoi më në fund të paguajë 7 milionë dollar për Heard, ndërsa ajo do t’i dhurojë dy organizata bamirësie. Po kështu, janë vendosur edhe ndarjet e tjera. Heard  do të mbajë qentë Pistol dhe Boo, të cilët u bënë edhe objekt skandali kur 30-vjeҫarja i mori me vete në mënyrë të jashtëligjshme, në Australi, në 2015-ën, shkruan revista Class.

Heard e ka akuzuar Depp për dhunë fizike dhe psikologjike, por aktori këtë e ka mohuar gjithmonë. Në bazë të dokumenteve të gjykatës Herad tha se Depp ka abuzuar fizikisht me të, madje edhe e kishte qëlluar me telefon në fytyrë gjatë një zënke në shkurt të vitit të kaluar.

Avokatët e Depp i kanë mohuar akuzat e Heard me pretendimin se ajo gjithmonë ka dashur të përfitojë financiarisht nga 53-vjeҫari. Përveҫ kësaj, pas hetimeve, policia tha se nuk gjeti prova të mjaftueshme për një krim të tillë. Megjithatë, aktorja kërkoi urdhër mbrojtjeje, edhe pse kërkesa iu rrëzua pasi u ra dakord për pjesën më të madhe të kushteve të divorcit në fund të verës së kaluar.

Divorci i bujshëm u finalizua vetëm ditët e fundit, pasi avokatët respektivë po kërkonin një marrëveshje të kënaqshme. Avokatët e Depp nuk po binin në kompromis për organizatat e bamirësisë, nës duhet të paguante aktori për to apo jo. Heard, nga ana tjetër, do të marrë një pagësë prej 7 milionë dollarësh, si dhe kujdestaria e qenve dhe kalit Arrovv. Depp ka në pronësi pasuritë e paluajtshme, në Los Anxhelos, Paris, si dhe në ishullin privat në Bahamas. Ai do të mbajë edhe më shumë se 40 automjete, barka, makina të vjetra dhe një koleksion motorësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button