Shkëndija nga java e ardhëshme në Ohër

Shkëndija ndryshon pjesërisht planin e fazës së parë përgatitore, pasi kushtet atmosferike imponojnë që ekipi të anulojë qëndrimin e paraparë disa ditorë në Ohër. Për shkak të motit të ftohtë dhe tereneve të mbuluara me borë stafi teknik ka vlerësuar se më mirë është ekipi të vazhdojë të punojë në ambient të mbyllur në palestër, ndërsa në Ohër do të shkohet të martën në mbrëmje, pasi të mërkurën (18 janar) do të zhvillohet përballja e parë testuese me Pelisterin e Manastirit.

Pas ndeshjes në fjalë ekipi rikthehet në Tetovë, ku do të vazhdojë punën deri më 21 janar kur ekspedita transferohet në Antali të Turqisë për fazën e dytë dhe kryesore të përgatitjeve, ku mes tjerash janë paraparë edhe katër ndeshje kontrolluese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button