Bie zilja e telefonit të gazetarit, përgjigjet Mourinho (VIDEO)

Konferenca e radhës e Jose Mourinho nuk ka kaluar pa disa momente për të qeshur. Teksa ishte duke iu përgjigjur një pyetje për ndeshjen e radhës kundër Liverpool, papritur bie zilja e telefonit të një gazetari.

Por në vend që trajneri i Manchester United t’ia kalonte telefonin të zotit, iu përgjigj telefonatës.

“Alo? Është nga Talksport. Është për ty?”, i tha Mourinho gazetarit Dominic McGuinnes, i cili ishte vënë pak në siklet. “Prit një sekondë. Është Abi nga Talksport”, i thotë gazetarit.

Pasi i dha telefonin, dhe nisi konferenca sërish, Mourinho thotë: “Kush ishte pyetja?”, mes të qeshurave në sallë./Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button