Nesër në Francë fillon konferenca për paqen në Lindjen e Mesme

Ditën e nesërme nis në Paris konferenca për paqen në Lindjen e Mesme e cila mbahet me qëllim për të rigjallëruar përsëri negociatat dhe për të nxitur marrëdhëniet në një nivel të ri mes Palestinës dhe Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Theksohet se konferenca është në shans i fundit për zgjidhjen me dy shtete për shkak të qëndrimit ndaj çështjes Izrael-Palestinë që ka Donald Trump, i cili më 20 janar do të marrë zyrtarisht detyrën e presidentit të SHBA-ve.

Konferenca për paqen në Lindjen e Mesme prej 9 vitesh ka cilësinë si konferenca e parë e cila zhvillohet në këtë nivel. Në konferencën ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e afërsisht 70 vendeve është njoftuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas nuk do të marrin pjesë.

Ndërsa në anën tjetër, sipas informacioneve të marra theksohet se Abbas dhe Netanyahu të cilët nuk janë takuar që prej vitit 2010, pritet që të takohen në javët e ardhshme në Paris.

Burimet diplomatike theksojnë se Qeveria e Francës në të njëjtën kohë me konferencën ka për qëllim që ti japë në mesazh të fortë presidentit të zgjedhur në SHBA, Dondal Trump. Gjithashtu në këtë drejtim vihet në dukje se me një konferencë ndërkombëtare do ti tërhiqet vëmendja Trumpit i cili ka shkaktuar debate me deklaratat e diskutueshme për Lindjen e Mesme.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, do të marrë pjesë në konferencë në emër të SHBA-ve dhe theksohet se ky është samiti i fundit ku ai merr pjesë.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, në një deklaratë ditën e djeshme kishte theksuar se në konferencë vendi i tij do të përfaqësohej nga ambasadori rus në Paris dhe se ato janë të gatshëm që të presin në Moskë Abbas dhe Netanyahun.

Kryeministri izraelit Netanyahu në një takim ditë më parë në Francë me presidentin François Hollande ishte shprehur se ishte kundër konferencës dhe se nuk do të njihte vendimet që do të merreshin në Paris.

Ndërsa presidenti Abbas në një deklaratë në median franceze është shprehur se “Konferenca e Paqes në Paris ndoshta do të jetë mundësia e fundit për zgjidhjen me dy shtete.”

Presidenti i Francës, François Hollande, në një deklaratë ditë më parë u hpreh se “Qëllimi i kësaj konferencë është për të përsëritur mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për një zgjidhje me dy shtete. Unë besoj se kjo konferencë do të kontribuojë për zgjidhjen e problemit. Bashkë me këtë paqen do ta bëjnë së bashku izraelitët dhe palestinezët, jo të tjerët. Këtë problem mund ta zgjidhin vetëm negociatat dypalëshe.”

Bisedimet për procesin e paqes në Lindjen e Mesme nën udhëheqjen e SHBA-ve ishin bllokuar në muajin prill të vitit 2014. Një draft i përgatitur në Francë si rezultat i përpjekjeve për njohjen e shtetit të Palestinës u miratua në Parlament dhe në Senat në dhjetor të 2014. Drafti kërkonte nga qeveria që të “njihte shtetin e pavarur të Palestinës”. Ish-kryediplomati francez, Laurent Fabius, në një fjalim në parlament ishte shprehur se pas të gjitha përpjekjeve nëse brenda dy viteve nuk do të dalë asnjë rezultat nga bisedimet, Franca do të bëjë atë që është e nevojshme dhe pa humbur shumë kohë do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button