Digjet një xhami në Deçan të Kosovës
Në fshatin Drenoc, i cili gjendet në komunën e Deçanit, në afërsi të qytetit të Pejës në perëndim të Kosovës, mbrëmë është djegur një xhami, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në bazë të informacioneve të para xhamia e fshatit është përfshirë nga zjarri nga rryma elektrike.
“Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime rreth rastit dhe shkakut te zjarrit. Xhamia është djegur në tërësi”, bëhet e ditur nga PK.
Ndërkaq, nuk raportohet për të lënduar.