Haxhiu: Qeveria e nënshtruar ndaj Serbisë s’mund të heq murin e ta ndalë trenin

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shprehur bindjen se nuk mund të pritet heqja e murit dhe ndalimi i trenit nga një Qeveri që është e nënshtruar karshi Serbisë.

“Në fakt është e njëjta që ka ndihmuar Serbinë në realizimin e këtyre projekteve që kanë për qëllim ndërhyrjen në sovranitet dhe ndarjen e vendit, ngjashëm po vepron edhe me ‘Zajednicen’”, ka shkruar Haxhiu, përcjell koha.net. “Egërsinë e të njëjtës e shohim vetëm kundrejt opozitës dhe qytetarëve kur ne angazhohemi dhe protestojmë në mbrojtje të Republikës”, ka shtuar më pas.

Haxhiu më pas ka shtuar se “të rrahin, arrestojnë, montojnë prova dhe të quajnë terrorist e qe besa edhe sikur tek rasti i Astritit, i cili vdiq dhunshëm në duar të tyre”.

“Gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes, këta në vazhdimësi kanë shtyer përpara interesat e Serbisë, herë-herë edhe të Malit të Zi, kur bëhej fjalë për demarkacionin. Atëherë pse duhet t’i lejojmë këta njerëz të bëjnë pazare me të tashmen dhe të ardhmen e vendit?!”, ka shkruar Haxhiu. “Këta duhet hequr sa më parë dhe për këtë kërkohet angazhim shoqëror sepse këta matrapazë nuk rrëzohen me votë në Kuvend”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button