Gjuha shqipe a ishte zyrtare dhe në ish Jugosllavi?

Pa na tregoni miq, gjuha shqipe a ka qenë zyrtare dhe në kohën e ish-Jugosllavisë?, po gjatë këtyre 25 vjetëve demokratike, pse jo?

– Pa na tregoni miq, shëndetësia si ka qenë atëherë?, a paguanin pacientët për çfarë do lloj barërash e sëmurjesh?, po mjekët a kanë mund të korruptohen?, po gjatë këtyre 25 vjetëve demokratike pse paguajmë për çdo recetë e kontrollim mjekësor, pse mjekët janë të korruptuar?

-Pa na tregoni miq, arsimi si ka qenë atëherë?, a kishte disiplinë?, a respektohej arsimtari?, a mësonin nxënësit?, studentët për të dhënë provimin a mësonin nga 5-6  orë në ditë?, a ndodhte që studenti për lëndët kryesore të mësonte pesë-gjashtë muaj?, a paguanin semestrin me shuma parash marramendëse? Po titujt shkencore a merreshin pas katër vitesh studimesh të lodhshme shkencore?, po gjatë këtyre 25 vjetëve demokratike pse nxënësit nuk janë të disiplinuar?, pse s’respektohet arsimtari?, pse s’mësojnë nxënësit?, pse studentët nuk lexojnë 5-6 orë në ditë?, pse paguajnë kaq shumë semestrin?, pse titujt shkencore merren për 4-6 muaj?

-Pa na tregoni miq, pse atëherë në çdo qytet kishte shumë pak policë, e ishim të sigurt, e s’kishte shumë vjedhje e vrasje?, po gjatë këtyre 25 vjetëve demokratike pse shumë policë, e jo të sigurt, pse shumë vjedhje e vrasje?

-Pa na tregoni miq, a kishit njohuri për llojet e drogave dhe për narkomanë?, po gjatë këtyre 25 vjetëve demokratike, pse kaq lloje drogash e narkomanësh?

-Pa na tregoni miq, pse gjatë kohës së ish Jugosllavisë funksionarët shtetërorë federativë e republikanë s’ishin të korruptuar e të skandalizuar?, po gjatë këtyre 25 vjetëve demokratike pse funksionarët shtetërorë kaq të korruptuar e të skandalizuar?

-Pa na tregoni miq, pse gjatë asaj kohe të ish Jugosllavisë, çdo funksionarë frikohej prej gjykatësve, po gjatë këtyre 25 vjetëve demokratike pse asnjë funksionarë shtetërorë fare s’frikohen prej gjykatësve?

E shumë pse-ja, pse-ja…të pafundme?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button