PSP ka marrë dokumente nga Arkivi Shtetëror për “Shkupi 2014”

Prokuroria Speciale Publike ka marrë dokumente nga Arkivi Shtetëror, në kuadër të procedurës parahetimore, njoftoi “Telma”, transmeton Portalb.

Nga PSP nuk komentojnë për çfarëdo lloj dokumenti, por as se është lëndë e procedurës së tyre parahetimore.

Drejtori i Arkivit, Filip Petrovski deklaroi se bëhet fjalë për dokumente lidhur me “Shkupi 2014”.

Edhe nga Petrovski edhe nga PSP thonë se bashkëpunimi ka qenë korrekt dhe se nuk ka pasur kurrfarë problemi, por megjithatë Petrovski vlerëson se prokuroria është autori i informatave të rreme të cilat janë paraqitur në internet se ka pasur incident në Arkiv, mes tij dhe prokurorëve të cilët kanë qenë të involvuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button