Edita Tahiri: Serbia mbetet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon

Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që ta ndalë trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, të cilin Serbia e ka paralajmëruar për sot, si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë.

“Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve.Paralajmërimi i bërë për të lançuar linjën e re ilegale Beograd – Mitrovicë që nga dita e sotme, është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën”, ka theksuar ministrja Tahiri.

Tahiri theksoi se Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndalë Serbinë.

“Serbia ka axhenda të rrezikshme, që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe Kosovën edhe partnerët ndërkombëtar. Tashmë ky është një provokim i hapur kundër Kosovës, që tregon se Serbia ka dalë hapur me politika agresive që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë nacionale të saj”, deklaroi ministrja Tahiri, transmeton KosovaPress.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button