Kjo është porosia e SHBA-së për Maqedoninë

Ndihmës-sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hojt Ji, ka kërkuar që partitë politike në Maqedoni të fokusohen në Kushtetutën e vendit, të drejtat e njeriut dhe të respektojnë institucionet shtetërore përfshirë këtu edhe PSP-në dhe sundimin e së drejtës. Në një deklaratë për Zërin e Amerikë, Ji është shprehur se tash e rëndësishme është që partitë politike të bisedojnë dhe të gjejnë mënyrën e koalicionimit.

“E rëndësishme është që politikanët sa më shpejtë të punojnë dhe në mënyrë më efikase të gjejnë marrëveshjen që kjo mos jetë proces i gjatë”, ka thënë Ji.

“SHBA sigurisht që respekton suverinitetin e Maqedonisë dhe mundësinë e partive politike që të gjejnë vendimin pa ndikim nga jashtë, roli ynë është që të monitorojmë dhe të japim këshilla për principe të ndryshme, theksojmë se Qeveria e re duhet të respektojnë marrveshjet ndërkombëtare duke respektuar kështu kushtetutën, të drejtat e njeriut, institucionet e vendit përfshirë dhe PPS, sundimin e së drejtës dhe integrimin e vendit në euroaleancë”, ka theksuar për Zërin e Amerikës ndihmës-sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hojt Ji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button