Trump befason me deklaratën: Mund të anulojmë sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i zgjedhur në SHBA, Donald Trump, tha se mund të hiqen sanksionet kundrejt Moskës nëse zhvillohen marrëdhënie të mira me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump në një intervistë për gazetën Wall Street Journal ka bërë deklarata në lidhje me marrëdhëniet e SHBA-ve me Rusinë dhe Kinën.

Pasi ka vënë në dukje se pas marrjes së detyrës presidenciale më 20 janar nga Barack Obama do të vazhdojë edhe për një kohë sanksionet që SHBA zbaton ndaj Rusisë, Trump është shprehur se nëse me Moskën zhvillohen marrëdhënie të mira sanksionet mund të hiqen.

“Nëse kaloni mirë dhe nëse Rusia më të vërtetë do të na ndihmojë pse të vendosësh sanksione kundër njërit që kryen gjëra të mira”, është shprehur Trump.

– Politika e SHBA-ve “një Kinë e vetme”

Duke bërë vlerësime edhe në lidhje me politikën “një Kinë e vetme” të SHBA-ve e cila e pranon Tajvanin si një pjesë të Kinës, Trump ka njoftuar se mund të negociojnë gjithçka me Kinën.

Ndër të tjera Trump ka shtuar se ndoshta nuk do ti përmbahen politikës “një Kinë e vetme” nëse nuk ka ndonjë ndryshim në zbatimet tregtare të Kinës.

Kina u shqetësua pasi Trump pas zgjedhjes së tij si president kishte kryer një bisedë telefonike me lideren e Tajvanit, Tsai Ing-wen, dhe kjo ndodhte për herë të parë që prej vitit 1979 kur SHBA-ja ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button