Nuk është i gatshëm për lidhje: Koha e gabuar apo mashkulli i gabuar?

Dy persona ose janë të krijuar për njëri – tjetrin ose jo, nuk ekziston mesatarja këtu. Nuk ka lidhje të përkryer, por që lidhja të funksionojë duhet punuar në këtë drejtim dhe duhen bërë kompromise.

Ajo që e dimë për marrëdhëniet nuk është fizikë kuantike, por psikologji e përgjithshme. Dhe kjo na vëndon në pozitë të atyre që kuptojnë, tolerojnë, falin, madje edhe mundohen të analizojnë dhe të kuptojnë që përsëri të jenë në gjendje të falin. Dhe pikërisht këtu qëndron jo përkryeshmëria dhe i gjithë kompromisi dhe muri në fundin e një rrugice pa dalje në të cilën kemi ngecur shumë herë me kuptimin, tolerancën dhe kompromisin tonë.

Marrëdhënie – kjo do të thotë se jemi së bashku në të, se krijojmë dhe e ndjekim dinamikën e cila del nga ajo që mendojmë, ndjejmë, ndajmë, duam, planifikojmë, shpresojmë dhe mundohemi. Që të dy! Kur jemi të vetëm në këtë gjë, atëherë nukl ekziston lidhja.

Disa gjëra nuk duhet të mundohemi t’i kuptojmë, por t’i marrim ashtu siç janë dhe të mos mundohemi t’i analizojmë, sepse ajo është vetëm një mund që në fund ta kuptojmë ashtu siç duam ne, të na jep shpresë dhe të na fundosin akoma më shumë në greminë. Për shembull, duhet ta pranojmë faktin se që në fillim jemi vetëm në një gjë të cilën e mendojmë si marrëdhënie.

Po, ai nuk është gati dhe e pranon këtë gjë. Dhe ajo nuk e ndalon së takuari me ju, të bëjë dashuri dhe ta mbajë një të ashtuquajtur lidhje. Jo se nuk ju pëlqen, por thjesht nuk është i gatshëm. Ndërsa ju jeni. Për këtë arsye, do të përpiqeni ta prekni deri tek gadishmëria e tij, të krijoni kushte që ai të ndjehet i gatshëm, madje me të gjithë potencialin tuaj do ta analizoni sjelljen e tij, çdo gjë që ka thënë dhe bërë, çdo gjë që keni përjetuar bashkë, duke u përpjekur t’ia qëlloni se a do të thotë kjo që së shpejti do të jetë i gatshëm ose tanimë jeni në lidhje, por ai nuk e pranon. Pyesni veten a është e mundur që ai të takohet edhe me dikë tjetër ose akoma është i dashuruar tek ishi i tij dhe prandaj i duhet kohë.

Epo, t’ia hedhim një sy kësaj- nëse nuk është tani i gatshëm, nuk do të jetë asnjëherë. Ose ndoshta do të jetë, për rreth 10 ose 20 vite, dhe kjo është njëlloj si asnjëherë. Dhe kur ta pyesni se kur do të jetë i gatshëm, a jep ai ndonjë afat? Dhe a mund që ju të pranoni të psini aq gjatë? Mund të përpiqeni.

A e dini se çfarë do të ndodhë? Asgjë! Në vend të saj, do të dashuroheni tek dikush i cili është i gatshëm. Ose kjo gjë do t’i ndodhë atij. Ose do të kalojë gjymë viti dhe jo do të kuptoni se të priturit e dikujt që të jetë i gatshëm është mision i pamundur, ndërsa ai është mbreti i egoizmit dhe i jo ndjeshmërisë nëse mendon se duhet ta presin atë që ai të kuptojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button