Personaliteti juaj sipas shkrimit të dorës

Edhe pse teknologjia ka përparuar, shumë njerëz nuk heqin dorë nga shkrimi i dorës. Madhësia e gërmave, hapësira mes fjalëve dhe shkoronjave, por edhe shkrimi që përdorni do të thotë shumë për karakterin tuaj. Kështu që, lexoni tiparet dominante të kaligrafisë për të kuptuar tipin tuaj.

Madhësia

Nëse ju shkruani me shkronja të mëdha, jeni një person mjaft i shoqërueshëm dhe miqësor. Nëse ju shkruani me shkronja të vogla ka të ngjarë të jeni një person i mbyllur. Ju jeni të fokusuar, të kujdesshëm dhe të turpshëm.

Hapësira mes fjalëve dhe shkronjave

Hapësira e madhe midis fjalëve tregon se ju keni probleme me besimin. Jeni të prirur drejt vetmisë dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë. Hapësira mesatare tregon se ju ndiheni rehat me të tjerët.

Shkrimi i pjerrët

Nëse shkrimi juaj anon në të djathtë jeni i hapur ndaj çdo përjvoje në jetën tuaj dhe jeni guximtarë. Në qoftë se ju i anoni shkronjat në të majtë jeni një njeri i kujdesshëm, por i turpshëm. Ju nuk pëlqeni të jeni në qendër të vëmendjes, por keni aftësi shumë të mira menaxhuese. Nëse shkrimi juaj është i drejtë, ju jeni një person praktik dhe i balancuar. Keni kontroll mbi emocionet tuaja dhe situatat rreth jush.

Presion mbi letër

Shkrimi i fortë në letër flet për forcën tuaj, vetrespektin dhe vetbesimin e lartë që ju karakterizon. Në qoftë se presioni është i butë, ju jeni të ndjeshëm. Ju gjithmonë jeni në dyshim dhe keni vështirësi në marrjen e vendimeve./bordo.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button