Ordanovski: BDI dhe LSDM do ta formojnë Qeverinë e ardhshme

Unë nuk kam asnjë dilemë se ne jemi duke u përgatitur për një qeveri mes BDI-së dhe LSDM-së. Kështu mendon analisti Sasho Ordanovski, raporton Portalb.

Sipas Ordanovskit, duke pasur parasysh se LSDM është element i ri në kampin shqiptar, pikat që janë në platformë janë më të kapshme për LSDM-në.

“Kjo nuk do të formohet së shpejti, do të marrë edhe një javë. Kësaj do t’i paraprijë një teatër. Teatri vjen, para se gjithash, nga rezultati i keq zgjedhor i BDI-së, por edhe për shkak të asaj se BDI-ja s’ka ndonjë mundësi tjetër përveç asaj që të bëj koalicion me LSDM-në”, veçoi ai.

Ordanovski këto komente i bëri në kuadër të debatit të organizuar nga OJQ Civil./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button