Erdogan: Çdoherë do të jemi në Qipro

Tërheqje të forcave turke nga pjesa veriore e Qipros nuk vjen parasysh, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, duke theksuar se Athina dhe grekët qipriotë edhe më tej kanë “pritje të ndryshme” në krahasim  me turqit qipriotë për zgjidhje të problemit me ishullin e ndarë.

Ai theksoi se turqit qipriotë “intensivisht punojnë”, por pala greke sërish eviton zgjidhje për Qipron.

“Qartë porosita Qipron dhe Greqinë dhe nuk duhet të presin zgjidhje pa Turqinë si garant. Aty do të jemi përgjithmonë”, theksoi Erdogan pas lutjes së të premtes në Stamboll.

Deklarata e tij pasoi një ditë pasi negociatat për Qipron në Gjenevë përfunduan pa arritje të marrëveshjes, por u premtua se do të vazhdojnë në nivel të ekspertëve më 18 janar.

Përbërja e pjesëmarrësve në takimin e 18 janarit do të jetë e njejtë si edhe në takimin e djeshëm në Gjenevë  – përfaqësues të KB-së, të dy bashkësive në Qipro, Britanisë së Madhe, Greqisë, Turqisë dhe BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button