BOLL ISHTE!

Në rrethana kur VMRO dhe LSDM (njëra nëpërmjet faraonit gruevski, tjetra nëpërmjet borizanit fërçkovski) rrefuzojnë me kapadaillëk kërkesat legjitime shiptare për drejtësi dhe barazi të plotë me kombin biblik maqedonas, shumë njerëz i shohin me dyshim shpresat për përmirësimin e statusit tonë. Ata e kanë të qartë se në shkretishten e prekur nga sindromi i komorave të gazit mund të vazhdojë politika hegjemoniste për aq kohë sa shfrytëzohet urrejtja patologjike ndaj tjetrit, e kultivuar me sistem në shpirtëra qeniesh të frustruara, që të drejtat e bashkështetasve i pëtjetojnë si diçka që ua rrezikon ekzistencën. Është ky imazhi i vendit të çudirave, ku mileti me probleme të theksuara identiteti dhe me armiq të shumtë, që ia mohojnë gjuhën, shtetin, fenë…, ia lejon vetes kompensimin e inferioritetit me shkeljen e të drejtave tona, me përcaktimin e kësteve të kërmillta zhvillimore për shqiptarët e konceptuar si të dobët dhe armiq, sado që ata janë të vetmit që i pranojnë pa asnjë kusht si shtet, si komb dhe si gjithçka që kanë fobi të jenë.

Megjithatë, zullumi këputet prej së trashi, ndaj ka ardhur koha kur pushteti i shkretasve, siç do të thoshte miku im Ahmet Selmani, duhet të përshëndetet domosdoshmërisht me përbuzjen e shqiptarëve, nëse dëshiron t’i japë shancë mbijetesës së shkretishtes dhe të shmangë padëgjueshmërinë e një të tretës së popullatës së saj, që do të detyrohet të kërkojë rrugë alternative drejt një të ardhmeje ndryshe. Kjo do të ndodh pashmangshëm, sepse moszgjidhjes dhe relativizimit të çështjes sonë me profkat për dofarë federalizimesh, kantonizimesh e ndarjesh të shtetit i ka ardhur fundi. Përtej kësaj s’ka ku vete dhe këtë duhet ta kenë të qartë pushtetarët ksenofobë, që po na shtyjnë me zor drejt federalizimeve dhe maktheve që ua sosën shpirtin për së gjalli.

Përshëndetja me të shkuarën mund të nisë me zyrtarizimin e Gjuhës shqipë në tërë tërritorin e vendit, për t’u mbyllur brenda një periudheje të shkurtë me pranimin e pikave të platformës së partive politike shqiptare, veçmas me ndërprerjen e dhunës institucionale ndaj shqiptarëve, me ndarjen e barabartë të buxheteve dhe ndërprerjen e ekslpoatimit dhe vjedhjes së djersës në mënyra tejet fyese për dinjitetin e një etnie me dy shtete shqiptare përreth vetes.

I bie hise pushtetit që t’ua sqarojë njerëzve favoret që do të sjellë barazia e mirëfilltë ndërmjet dy popujve shumicë të vendit, aq më tepër kur shqiptarët nuk kërkojnë uzurpimin e të drejtave të dikujt tjetër. Pushteti i ri duhet të shpërndajë mjegullat në të cilat janë kllumur të painformuarit dhe të mos i provojë më akrobacionet sa për të krijuar përshtypjen e rreme të ndryshimit të politikave anakronike të së djeshmes. E nëse ndodh që sërish t’na trajtojnë si qymir të denjë për komora gazi, përgjegjësia do të bjerë mbi subjektin/et politike shqiptare, që do të pajtohen me pushtete fiktive dhe me vazalitetin e padurueshëm. Boll ishte!

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button