Junior bashkohet me ekipin

Ka përfunduar më në fund plotësimi i dokumetacionit për sulmuesin brazilian të Shkëndijës, Stenio Marcos da Fonseca Salazar ‘Junior’. Kryesia e Shkëndijës ka arritur që të kompletojë gjithë dokumentacionin e nevojshëm për hyrje, qëndrim dhe punësim të Juniorit në Maqedoni, kështu që ai nuk ka kurrfarë problemi për të vazhduar punën me ekipin ‘kuqezi’. 

Procedura ka qenë pak sa e komplikuar dhe ka kërkuar shumë energji, mirëpo gjithçka është mbyllur si duhet falë angazhimit maksimal të personave përgjegjës, mirëkuptimit të organeve kompetente, si dhe ndihmës së madhe të miqve të klubit anekënd vendit. Drejtuesit e klubit shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar publikisht të gjithë organet shtetërore që morën pjesë dhe ndihmuan në realizimin e suksesshëm të kësaj procedure. Menjëherë pasi është kompletuar dokumentacioni, Junior ka udhëtuar drejt Tetovës dhe do të jetë i pranishëm në stërvitjen e sotme të ekipit në orën 15:00 në stadiumin në Reçicë të Madhe. 

Ndryshe me futbollistët tjerë gjithçka është në rregull, të gjithë kaluan me sukses testet e nevojshme dhe janë duke punuar maksimalisht në pritje të ndeshjes së parë me Makedonija Gj.P. të dielën në Tetovë. Ekipi edhe sot do të ushtrojë në Reçicë, ndërsa të premten do të stërvitet në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:30./ KF Shkëndija / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button