Dëshirat janë një, e lajmet janë tjetër gjë

[Recension: “A po i plotësohet dëshira Menduh Thaçit që të bëhet zëvendës kryeministër i Gruevskit?!”]

Dilemat e gazetarëve rreth zhvillimeve që mbulojnë mund të jenë të shumta. Nuk është gabim nëse opinioni njoftohet me skenarët e mundshëm mbi atë se çfarë mund të ndodhë. Mirëpo, edhe për pritshmëritë duhet të ketë sqarime, argumente; pse është ashtu, si ka qenë në të kaluarën, çfarë është thënë dhe si është vepruar dhe cilat janë synimet e veprimeve që do të sillnin ato skenarë. Ngritja e pyetjeve dhe hapja e dilemave pa ofruar një përgjigje, nuk e informon publikun.

Almakos - A po i plotesohet deshira Menduh Thacit qe te behet zevendes kryeminister i Gruevskit 1Linku deri te artikulli origjinal: “A po i plotësohet dëshira Menduh Thaçit që të bëhet zëvendës kryeministër i Gruevskit?!”

Data e publikimit: 09.01.2016, 15:34

Data e recensionit: 11.01.2017

Recensues: Fatlume Dervishi

Problemi i parë i këtij teksti vërehet që në titull, sepse përveç që hapet një dilemë, të cilës më vonë nuk i jepet përgjigje, bëhet edhe një koment tendencioz kur thuhet se “zëvendës kryeministër i Gruevskit”. Zëvendës-kryeministri është i qeverisë. Në fillim të tekstit është tentuar që t’i jepet një rëndësi më e madhe asaj çfarë thuhet duke e cilësuar si “habi për opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar”, por pa cituar asnjë person që do të përfaqësonte këtë opinion. Pjesa më e madhe e tekstit është një ripërsëritje e qëndrimeve të partive. Gabimi më i madh është dilema që hapet në fund.

Dhënia e mandatit liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit nga ana e presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanovit ka habitur opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Aleanca për shqiptarët janë kategorik që nuk futen në qeveri me Nikolla Gruevskin. Nga Lëvizja Besa thuan se ata nuk futen në koalicion qeveritar me njerëz që janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale Publike… Të vetmit që nuk janë prononcuar deri më tani dhe janë duke heshtur janë 10 deputetët e BDI-së, dhe dy deputetët e PDSH-së. Pas kësaj heshtje nga këto parti politike shqiptare, parashtrohet pyetja në opinion, a do të jetë Menduh Thaçi zëvendës kryeministri i ri në qeverinë e Gruevskit?”

Ky natyrisht që është informacion interesant dhe me rëndësi për publikun, prandaj jo më kot pyetja është lënë në titull për të ngjallur kureshtje. Por në përmbajtje nuk tregohet se nga është marrë ky informacion, kush është burimi, me çfarë faktesh mbështetet, etj. Fakti që dy parti heshtin dhe nuk japin qëndrime të prera, nuk është tregues i mjaftueshëm se hapen dyshime të tilla si emërimi i Menduh Thaçit në postin e zëvendës-kryeministrit.

Kodi Etik:

“Gazetari mund të publikojë diçka për të cilën nuk ka edhe aq dëshmi, por për të cilën ka mjaft indikacione se është i vërtetet, respektivisht diçka për të cilën ekziston dyshim i bazuar. Dyshimi i bazuar nënkupton prezentimin e argumenteve që janë të arsyeshëm dhe që janë indikacion se diçka është e vërtet, pa pasur dëshmi konkrete për vërtetësinë.”

Publikimi i informacionit është bërë pa konfirmuar vërtetësinë nga aktorët që janë në lajm. Ata kanë pasur të drejtë të pyeten se çfarë ka të vërtetë në këto spekulime, sepse kjo mbetet vetëm në kuadër të “thashethemeve”.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button