Blerina gati për duelin me kampionen e Botës

“Shqiponja e Shipkovicës”, pritet që të godet sërish të dielën kur do të paraqitet në kampionatin e Gjermanisë (U18), aktivitet ky që do të zhvillohet në Herne afër Dortmundit. 

Kjo garë nga tani është përfol shumë, madje edhe në mediat e Hamburgut sepse pritet një ballafaqim direkt në 48kg në mes kampiones së Gjermanisë, Blerin Seferi dhe kampiones së Evropës Patrycia Szekely (U18). Të dy garueset po tregojnë se janë në formë të mirë dhe kjo po vërehet edhe nga paraqitjet e tyre të fundit ku nuk dinë për humbje.

Ajo që duhet cekur është se Seferi do jetë garuesja me moshë më të vogël në këtë aktivitet. “Pas triumfit tim ndaj nënkampiones së Evropës, Maike Wittekind, të dielën do të kem edhe një sprovë të vërtet në kampionatin e Gjermanisë, pasi prit të ndeshem ndaj kampiones së Evropës, rumunen e natyralizuar Patrycia Szekely. 

Ky ballafaqim por edhe gara në përgjithësi për mua është shumë e rëndësishme dhe po premtoj se do jap maksimumin të arrij rezultat pozitiv”, deklaroi, Blerina Seferi. Ndryshe, Seferi për këtë kampionat ka punuar me dy trajner e saj, atë të klubit HT16 dhe seleksionuesin e Hamburgut. Pas këtij aktivitet “Shqiponjën e Shipkovicës” do e presin edhe disa aktivitet të rëndësishme, ndër to kampionati ballkanik dhe ai evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button