Gripi shtyn sërish kopshtet dhe shkollat në Shqipëri, ja vendimi i Ministrisë

Lajmi për shtyrjen e hapjeve të shkollave duket se është manipulim. Dokumenti që ka qarkulluar dhe thuhet nuk është i vërtetë. Është publikuar lajmi që Ministria e Shëndetësisë mohon shtyrjen e shkollave. Burime pranë kësaj Ministrie kanë thënë që shkolla do të fillojë më 16 janar, shkruan Revistaclass, transmeton Portalb.mk.

Mbyllja e shkollave, çerdheve dhe kopshteve do të vazhdojë të paktën deri më datë 20 janar 2017.

Ky është urdhri i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.

“Qëllimi kryesor i mbylljes së institucioneve shkollore është parandalimi i përhapjes së virusit të gripit dhe sterilizimi e dezinfektimi i ndërtesave shkollore”, thuhet ndër të tjera në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga kjo masë përjashtohet arsimi universitar, institucionet e të cilit do të hapen ditën e hënë më 16 janar.

Shkollat, kopshtet, çerdhet dhe universitetet nuk kanë nisur mësimin për shkak të epidemisë së gripit dhe motit të keq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button