Qeveria e Serbisë diskuton për rastin Haradinaj

Qeveria e Serbisë ka nisur seancën në të cilën temë e vetme është vendimi i drejtësisë në Francë që të lirojë me kusht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa të merret vendimi mbi kërkesën e Serbisë për esktradimin e tij, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur seancën e jashtëzakonshme në të cilën, siç raporton Rel, do të merret qëndrimi mbi vendimin e gjykatës në Francë.

Haradinaj u ndalua më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet serbe për, siç thuhet, “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.

Të enjten, Gjykata franceze ka marrë vendim që ta lirojë me kusht Haradinajn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button