Thaçi: Serbia e gozhduar për retorikën nacionaliste

Serbia edhe më tej është e robëruar dhe e gozhduar për retorikën nacionaliste, e cila i shkaktoi luftërat në ish-Jugosllavi në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për gazetën sarajevase “Dnevni avaz”.

“Serbinë tani e udhëheqin personat e njëjtë të cilët ishin në qeverinë e Millosheviqit nga fundi i të 90-ve”, deklaroi Thaçi, duke u përqendruar në deklaratat e fundit të përfaqësuesve të autoriteteve në Beograd, të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet e vendeve në rajon.

Duke folur për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili udhëhiqet në Bruksel nën patronazhin e BE-së, Thaçi thotë se ka përshtypjen se Serbia është duke biseduar për paqen vetëm që të mund të marrë mjete prej fondeve të Unionit.

“Nga ana tjetër me fqinjët flet me gjuhën e luftës dhe sillet në mënyrë luftarake në stilin e nacionalizmit, i cili mbisundonte në skenën e rajonit në shekullin e kaluar”, vlerëson Thaçi në intervistë.

Sipas tij, Serbia po bën politikë kundër Kosovës, shtetit të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës pa kurrfarë morali apo aftësie për ta shqyrtuar edhe interesin personal në përforcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.

“Kosova është drejtuar drejt kthimit të faqes së re në marrëdhëniet me Serbinë dhe me vendet e tjera në rajon dhe drejt bashkëpunimit, marrëdhëniet e mira fqinje dhe njohjen. Kjo është në interes të Kosovës, për të ardhmen më të mirë të vendit dhe mbarë rajonit”, potencoi Thaçi.

Duke u përqendruar në arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të fletë arrestit ndërkombëtar serb, Thaçi thekson se Serbia nuk ka kurrfarë ingerencash ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 1999.

“Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që përfaqësues zyrtarë të arrestohen gjatë udhëtimeve jashtë vendit në bazë të urdhrave për arrest të lëshuara nga Serbia. Kjo nuk është hera e parë as për zotin Haradinaj”, thekson Thaçi në intervistën për “Dnevni Avaz”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button