Kameramania hungareze u dënua me tre vjet burg me kusht

Kameramania hungareze Petra Laslo, në Gjykatën e Segedinit është dënuar me tre vjet burg me kush, pasi që më 8 shtator të vitit 2015, në kufirin afër kufirit hungaro-serb, derisa ka inçizuar, me këmbë e ka goditur një emigrant, i cili ka mbajtur në duar fëmijë, njofton Portalb.

Laslo nuk ka marrë pjesë në shqiptimin e vendimit, por gjykatësve u është paraqitur me video-link dhe me lot në sy, duke thënë se nuk është fajtore dhe se do të bëjë ankesë për vendimin.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se procedura e saj është kundër normave shoqërore, ndërkaq disa disa herë videon e demanton për atë se siç thotë ajo, e ka bërë për vetëmbrojtje.

Avokati i Petras ka paralajmëruar ankesë dhe më tej thotë se klientja e saj është ndjerë e rrezikuar dhe se e ka bërë në vetëmbrojtje.

Përndryshe, në një video të postuar në Youtube, shihet një kamermane hungareze që shkelmon refugjatët sirianë teksa  ata vrapojnë për të shpëtuar prej policëve.

Kamermanja punon për një prej televizioneve hugareze të quajtur N1TB, e në momentin e këtij veprimi të saj ajo ishte afër kampit Roeszke.

Pas këtij veprimi të shëmtuar mësohet që gazetarja është pushuar nga puna.

Lajmin për pushimin nga puna, e ka dhënë televizioni ku ajo ka punuar.

Gjithashtu N1TB ka shprehur keqardhjen për veprimin e shëmtuar të ish punonjëses së tyre.

Videon e rastit mund ta shihni më poshtë /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button