Ngrica, rrëzohet në oborrin e banesës, humb jetën

Moti i keq ka shkaktuar një tjetër viktimë në vendin tonë. Këtë herë shkaktar është bërë akulli.

Mësohet se një 81-vjeçar Tasim Llane është rrëzuar në oborrin e banesës nga ngrica në fshatin Panaja të Vlorës, transmeton Top Channel.

81-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike për shkak të rënies dhe është dërguar me urgjencë për në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Dëbora dhe ngricat e një nate më parë u bënë shkas që shumë persona të mbeten të lënduar, vetëm në spitalin e Traumës janë paraqitur 76 persona të dëmtuar, 8 prej të cilëve janë shtruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button