Lirimi i Haradinajt, Serbia-Interpolit: Shqipëria po na cënon sovranitetin

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç i ka dërguar sot një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit ku i ‘ankohet’ për Shqipërinë.

Stefanoviç shkruan në letrën e tij, të zbardhur nga “Kurir” se kërkesa e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri për të rivlerësuar urdhër­arrestin për Ramush Haradinajn është një ndërhyrje e rëndë dhe e papranueshme për sovranitetin serb.

“Kërkesa e Ministrit Tahiri përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshëm për sovranitetin e shtetërore të Republikës së Serbisë, që është një anëtarë me të drejta të plotë i Interpolit”, ka thënë Stefanoviç.

Më tej Stefanoviç i kërkon Interpolit të mos e marrë parasysh kërkesën e palës shqiptare. “Jam thellësisht i bindur se një organizatë si, Interpoli, duhet të ruajë fokusin ligjor duke shmangur çështje me konotacion politik”, shkruan Stefanoviç, sipas agjencisë serbe Kurir, transmeton Shqiptarja.com.

Nga ana tjetër, Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi deklaroi se nuk do të heqë dorë nga çështja kundër Ramush Haradinajt. Sipas kësaj prokurorie, Haradinaj ka rrëmbyer, torturuar dhe masakruar civilë serbë në vitet ’98­’99. “Ai akuzohet drejtpërdrejt për 63 vrasje”, shkruan media serbe Kurir.

Sot gjykata franceze ka liruar me kusht ish­kryeministrin kosovar dhe kreun e AAK­së, Ramush Haradinaj. Sipas vendimit të gjykatës, Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet dhe të qëndrojë në territorin francez deri në vendimin përfundimtar.

Dje Ministria e Drejtësisë në Serbi i dorëzoi autoriteteve të Parisit kërkesën për ekstradimin e ish­komandantit të UÇK­së, Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button